Shkëndija dënohet me 3 mijë euro, Luma një vit! - tetova1.com

Shkëndija dënohet me 3 mijë euro, Luma një vit!


Kategoria: Sport / TOP LAJM

Postuar më: Tue, Apr 7, 2015





Komisioni Disiplinor i FFM-së ka sjell vendim për të gjobitur Shkëndijën me 3000 euro për shkak të transparenteve nacionaliste, raciste, përdorimit të mjeteve piroteknike, ndezjes së fishekzjarrëve, hedhjes së monedhave të metalit, që sollën ndërprerjen e ndeshjes prej dy minutash edhe atë në të 28’, 51’ dhe 71, nga publiku i saj “Ballistët” në takimin kundër Teteksit të luajtur më 22 mars në Tetovë në kuadër të javës së 22-të të LPFM-së.

Komisioni disiplinor ka sjell vendim për ndalesë të cdo funksioni të trajnerit në kohëzgjatje prej dy ndeshjeve-ndeshje të kupës për Gorazd Mihajlov të Teteksit, për sjellje josportive.

Komisari për siguri i Shkëndijës, Rexhep Luma për shkak të sulmit fizik ndaj trajnerit të teteksit, Gorazd Mihajlov dënohet me ndalesë të cfarëdo funksioni lidhur me futbollin në kohëzgjatje prej një viti. Dënim në të holla mori edhe Vardari prej 1500 euro, për organizim të dobët në takimin ndaj Pelisterit, ndërsa këta të fundit dënohen me 600 euro, për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike nga tifozët e tyre “Çkembari”.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net