Arifi nuk komenton akuzat e ish ushtarëve të UÇK-së - tetova1.com

Arifi nuk komenton akuzat e ish ushtarëve të UÇK-së


teutaarifi
Kategoria: Lajme

Postuar më: Wed, Apr 8, 2015





Kryetarja e komunës së Tetovës ka refuzuar të komentojë akuzat e ish ushtarëve të UÇK-së nga fshati Poroj i Tetovës për mospërfillje të kërkesave të tyre si nga kryetarja e komunës ashtu edhe nga Bashkimi Demokratik për Integrim. Ajo gjatë konferencës për media kushtuar ditës së Romëve refuzoi të përgjigjet me arsyetimin se duhet të prononcohet për ditën e romëve edhe në gjuhën maqedonase.

“Neve sot domethënë jemi në këtë aktivitet, kështu që të njëjtën deklaratë duhet ta bëjmë edhe në maqedonisht, nëse ka mundësi”, u përgjigj Teuta Arifi. Kryetare e komunës së Tetovës.

Ndryshe ditë më parë një grup i ish ushtarëve të UÇK-së dhe anëtarë të degës së BDI-së në Poroj, akuzuan kryetaren e Komunës së Tetovës Teuta Arifin për anashkalim të ish ushtarëve gjatë punësimeve në Komunë. Ish ushtarët e UÇK-së nëpërmjet një komunikate shprehin revoltin e tyre se në konkursin e fundit të Komunës së Tetovës janë punësuar vetëm qytetarë maqedonas. Bashkangjitur me reagimin e tyre, ish ushtarët e UÇK-së kanë dërguar edhe vendimin për punësimin e Zharko Gjorgjievskit si asistent i Kryetares së Komunës.

Ish ushtarët e UÇK-së nga Poroji reaguan gjithashtu edhe për një sërë problemesh me të cilat përballen në këtë fshat si mos rregullimi i varrezave të dëshmorëve të UÇK-së, mos rregullimi i kanalizimit dhe mos ndarja e asnjë posti për këtë degë të BDI-së. Ish ushtarët pyesin kryetaren e Komunës së Tetovës Teuta Arifin, se edhe sa kohë duhet të presin që të merret me problemet reale të banorëve të kësaj ane. Banorët e Porojit, ish ushtarët e UÇK-së përmes telefonit na njoftuan se nesër do të mblidhen për të vendosur për reagimet e tyre të mëtejshme lidhur me anashkalimin që i bëhet fshatit Poroj dhe ish ushtarëve të UÇK-së./alsatm

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net