“Ballistët” reagojn pas komunikatës së KF Shkëndija për dënimin e fundit me 3 000 euro
|
Tifo grupi “Ballistët” nëpërmjet një komunikate të postuar në facebook kanë reaguar pas gjobës së fundit nga FFM-ja për Shkëndinë si dhe lajmit të publikuar në faqen e klubit. Në vazhdim lexoni komunikatën e “Ballistëve”.
Jemi mësuar me padrejtësi me vënien nën shënjestër të emrit Ballistët, dhe shfrytëzimi dhe akuzime të pabaza.
Në faqen oficiale të KF Shkëndija shohim që ekipi ynë është dënuar me 3 000 euro gjobë për këto arsye:
“Ndezja e mjeteve piroteknike dhe hudhja e gjësendeve të forta në teren nga ana e grupit të tifozëve ‘Ballistët’ dhe publikut në përgjithsi, si dhe parullat dhe korret me përmbajtje nacionale dhe politike.”
Ata na hedhin gjith fajin neve, pasiqë ne quhemi si vagabont,huligan të cilët bëjnë vetëm probleme.
Ju të nderuar e keni shumë gabim pasi që secili person që hyn në Marshin Beqiri me Ballistët është person që aty vjen vetëm për përkrahje të ekipit të zemrës KF Shkëndija, personat që hyjnë në Marshin Beqiri hyjnë si vëllezër me një qëllim të vetëm që të ndihmon ekipin duke motivuar lojtarët dhe duke bërë atmosferë fenomenale të cilës ia kanë zili i gjith rajoni.
Akuza e parë është që kemi gjuajtur me mjete të forta në teren, gjë e cila nuk është aspak e vertetë pra nuk është kryer nga tribuna jonë. Mjetet e forta u gjuajtën nga tribuna kryesore ndaj lojtarëve të teteksit ne fund të ndeshjes, pra ky akt nuk është kryer nga Ballistët.
Akuza tjetër është që kemi nxjerur parolla fyese në bazë nacionale gjë që nuk është e vërtetë. A quhet si ofendim në bazë nacionale parolla që ishte përkushtuar personit të quajtur Milenko Nedelkovski që na ofendon neve dhe gjith kombin shqipëtar në çdo rast që i jipet.
Milenko Nedelkovski është person që edhe në shkrimet e tija të fundit ofendon shqipëtaret posaçërisht Tetovarët por edhe ka dhënë deklaratë që përmban këtë “Како што може да се забележи, јас во 6 години сезона, во емисија немам викнато ниту еден муслиман, ниту еден шиптар. Ги множам со нула. Тие сите се македонци, со погрешна вероисповест” që do të thotë “Ashtu siç mund të vërehet, un në 6 sezone vjetore, në emision nuk kam ftuar asnjë musliman dhe asnjë ШИПТАР. Ata i barazoj me zero. Ata të gjithë janë maqedonas me një fe të gabuar.” Ju që na kritikoni për parollën që ia kushtuam të lartë përmendurit ende mendoni që duam të dëmtojmë ekipin tonë të zemrës? I vetmi qëllim i yni ishte tërheqja e vëmendjes për këtë temë, për një individ që kontinualisht na ofendon në baza nacionale dhe fetare.
Shohim që gjithashtu ka reagime nga publiku që dëmtojmë ekipin.
Akuzat e tilla të pabaza dijeni që nuk janë aspak të sakta dhe shpifjet tuaja për emrin Ballistët na bëjnë ende më të fortë.
Po të kujdeseshte FFM për ofendimet në baza nacionle dhe tensionet që shkaktohen gjatë ndeshjeve futbollistike e vetmja gjë që do të praktikonin për permirsimin e të lartë përmendurave do të ishte drejtësia dhe jo ndarja e klubeve dhe tifogrupeve në bazë të përkatësisë kombëtare.
Me respekt,
Ballistët Tetovë 1992.










