BDI mban peng kulturën shqiptare nga paaftësia e menaxhimit me kuadrot shqiptare?! - tetova1.com

BDI mban peng kulturën shqiptare nga paaftësia e menaxhimit me kuadrot shqiptare?!


bdi_logo5001_639741011
Kategoria: Kulturë / Lajme

Postuar më: Wed, Apr 8, 2015





Dështimi i konkursit për zgjedhjen e drejtorit të Galerisë Kombëtare të Arteve vlersëohet si një skandal me të cilën BDI mban peng insitucionet, për të cilat nuk ka kapacitete t’i udhëheqë.

Edhe në 6 muajt në vijim Galerinë Kombëtare të Arteve do të vazhdoj ta udhëheq Maja Nedellkovska Bërzanova të cilës muajin e kaluar i është vazhduar vendimi. Kështu njoftoi ministrja e kulturës Elizabeta Kançeska-Milevska, e cila vazhdimin e këtij vendimi e arsyetoi me dështimin e konkursit për zgjedhjen e drejtorit të këtij institucioni. Sipas saj, konkursi i rradhës do të jetë i hapur për të gjithë nëse i plotësojnë kushtet e parapara për drejtor. Me Galerinë Kombëtare të Arteve që nga muaji mars i vitit të kaluar udhëheq kuadër i VMRO-DPMNE-së Maja Nedellkovska Bërzanova, e cila që në ardhjen në këtë post hoqi tabelat në gjuhën shqipe në hyrje të Galerisë së Arteve, po anashkalon edhe parimin kushtetues për përfaqësim të drejtë dhe adekuat.

Nëse ne BDI nuk ka kuadro që i përmbushin kushtet për këtë post nuk do të thotë që nuk ka kuadro tjera të pavarura shqiptare. Kjo çështje nga disa analistë shqiptarë vlerësohet si një krim, që po i bëhet kulturës shqiptare dhe talljen me kuadrot që realisht mund t’i plotësojnë kushtet për një post të tillë, por që janë persona jopartiak.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net