Kryetari i Bogovinës debat me gazetarin Nazif Zejnullahu në Facebook - tetova1.com

Kryetari i Bogovinës debat me gazetarin Nazif Zejnullahu në Facebook


Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Wed, Apr 8, 2015





Gazetari dhe publicisti, Nazif Zejnullahu në rrjetin social Facebook me një status të vetin ka thumbuar kryetaren e Tetovës, Teuta Arifi duke thënë se ajo ka rënë shumë poshtë, kjo e ka nxehur tejmase kryetarin e Bogovinës nga rradhët e BDI-së, Hazbi Idrizin që e ka quajtur Zejnullahun hazërxhi.

Statusi i Zejnullahut: Lart-poshtë
Sipas të gjitha gjasave, Teuta Arifi e ka lënë politikën e jashtme dhe Shkupin me kërkesë “nga lart” dhe këtë e ka bërë pa dashur vetë (dashuria e saj ende është politika e jashtme dhe këtë e tregojnë edhe takimet e shpeshta me ambasadorë etj.). Por, oh, sa keq: në aktivitetet komunale ka rënë shumë poshtë, pa u dalluar pothuajse me asnjë punë për të qenë (mbase edhe nuk është faji i saj, sepse ‘Shkupi’ ashtu-ashtu nuk po e honeps fort decentralizimin, për shqiptarët krejtësisht të dështuar)…

Hazbi Idrizi: Për hazërxhinjë si ti dhe ata që të rethojnë ty ka “dështuar” decentralizimi dhe gjithëçka…po na thuaj konkretishtë çka dhe si ka dështuar e nashta përgjigjna.

Nazif Zejnullahu: Hazërxhi(nj)?! Është ngopur populli me - hazërxhevape! Nga kryepleqtë e katundit, me pushtet sado-mazohist ndërshqiptar. Dy janë përjashtimet: Kërçova dhe Struga (vetëm si zgjedhje). Por, edhe këto dyja për një kohë të shkurtër. Në përjashtim të Bogovinës. Pardon, të “bogovinave” të profiterëve të vitit “të brishtë” 2001…

Hazbi Idrizi: Mos ja fut kotë se populli nuk ndjek politika kuturi si ti që ban kot politikë…xhahil politikë desha me të thanë…

Nazif Zejnullahu: Unë, zoti SELLONAÇALLNIK i Komunës së Bogovinës nuk bëj politikë, sepse nuk jam politikan. Si qytetar, dhashë mendimin tim për punën e Kryetares së Komunës së Tetovës. Për punën tuaj ende s’kam dëgjuar gjë.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net