Prindërit e të vrarëve në Smilkovc: Ahmeti u është kërcënuar prokurorëve
Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev është takuar me prindërit e fëmijëve të vrarë në Liqenin e Smilkovcit në masakrën e cila ndodhi më 12 Prill 2012.
Goran Nakevski, babai i Aleksandrit, njëri nga të vrarit në Liqenin e Smilkovcit, ka thënë se në takimin me Zaev i ka kërkuar që ti jep materialet që i posedon.
“U takuam me Zaev dhe i kërkuam materialet edhe mesazhet e Fejzi Azirit ( njërit nga të dënuarit) i cili sipas informatave tona, ka komunikuar me porositësin. E dijmë se ato porosi ekzistojnë” ka thënë Nakevski për agjencinë e lajmeve Meta.
Sipas tij, Zaev nuk ja ka dhënë materialet pasi ata do ti publikonin menjëherë.
“Cfarëdo që të thotë Zaev,do të jetë në shërbim. Kemi informacione se Ali Ahmeti i është kërcënuar prokurorit i cili e udhëheq ngjarjen, mos ti publikoj telefonatat e koduara, dhe ne kërkojmë nga Zaev që nëse ka informatë të tillë të na jep” ka thënë Nakevski. Mirëpo Zaev i ka thënë se ajo ka ndodhur në 2014 kurse këta kanë incizime nga 2011 deri në 2013. “Ne nëse e marim atë incizim nuk kemi për ta fshehur dhe menjëherë do ta japim për tu publikuar” ka shtuar babai i të vrarit për agjencinë Meta. /Tetova1/








