Shkëndija-Renova ‘live’ në Super Sport
Paketi Digitalb dhe kanalet Super Sport vazhdojnë të qëndrojnë pranë skuadrës ‘kuqezi’, duke vendosur tani të transmetojnë direkt edhe ndeshjen e xhiros së 23-të të Ligës së Parë, ndërmjet Shkëndijës dhe Renovës.
Derbi shqiptar i Tetovës falë Super Sportit do të jetë në shtëpinë e bashkëatdhetarëve në Shipëri, Kosovë dhe gjetiu. Kjo do të jetë hera e tretë që derbi shqiptar Shkëndija-Renova do të transmetohet në Super Sport, ndërsa në përgjithësi do të jetë dueli i gjashtë i ‘kuqezinjëve’ që shkon ‘live’ në platformën Digitalb. Dueli Shkëndija-Renova luhet të mërkurën në stadiumin e qytetit në Tetovë, me fillim në orën 16:00.






