Thaçi nesër në Tiranë do të takojë Bashën
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi, nesër do të vizitojë Tiranën ku do të takojë Kryetarin e Partisë Demokratike, z.Lulzim Basha.
Pritet që tema e bisedimeve të jenë zhvillimet e fundit politike në Maqedoni dhe Shqipëri.
Ky takim është në vazhdën e takimeve që ka Kryetari i PDSH-së me faktorët ndërkombëtar, si dhe me faktorët relevant shqiptar në rajon.








