Gjimnazi “7 marsi” me kushte të vështira për mësim
|
Gjimnaz i ri, por me kushte të vështira për mësim. Kjo është fotografia e Gjimnazit ‘7 Marsi’ në Tetovë. Edhepse u përurua hiq më larg se para një muaji, në këtë shkollë ka dyer të thyera dhe inventar të vjetër. Më shqetësuese është fakti se nxënësit nuk kanë karrige për tu ulur dhe në mungesë të tyre, nxënësit ulen në kardiak të improvizuara nga blloqe betoni. Revoltin e tyre nxënësit e shprehin edhe nëpërmjet parullave të cilat i vendosin në dyert e klasave.
‘Në këmbë kemi qëndruar. Kemi pas disa ditë shumë mungesë të karrigeve edhe i banim ashtu’
‘Ca profesor të gjimnazit të ri “7Marsi”, një gjë të tillë nuk e pranojnë para kamerave, megjithatë pas kamerave e pranojnë se kanë probleme me mungesa të karrigeve dhe bankave, megjithatë, këtë më mirë e vërteton deklarimi i nxënësve si dhe parullave që janë të lëna nëpër dyert e klasave’
Drejtori i Gjimnazit Namikqemal Mustafa, thotë se ka pasur mungesa të karrigeve, por është shprehur se ky problem është evituar dhe tanimë një gjë e tillë nuk ndodh.
‘Karrige ka, numër të mjaftueshëm të karrigeve në të cilat kemi intervenuar disa herë dhe nuk është çështja e karrigeve ajo që e kanë bë, e pash një foto unë. Nuk ka mungesë të karrigeve’, tha Namikqemal Mustafa - Drejtor i Gjimnazit të Tetovës.
Drejtori i Gjimnazit, premton se të gjitha problemet do të rregullohen në afat prej tre muajsh. Bashkim Sulejmani









