Peshevski: Rritja e pagave do të sigurohet nga buxheti - tetova1.com

Peshevski: Rritja e pagave do të sigurohet nga buxheti


Kategoria: Ekonomi

Postuar më: Thu, Apr 9, 2015





Dhjetë milion eurot që qeveria i premtoi javët e fundit për bursa më të larta, ndihmë sociale, paga për policinë dhe tableta do të sigurohen nga buxheti. Para për Zëvendëskryeministrin e Ekonomisë Vladimir Peshevski ka në arkën shtetërore, por për rialokimin a do të bëhet rishikim i buxhetit, kjo akoma nuk dihet.

“Unë mendoj se kjo pyetje është më e përshtatshme për Ministrinë e Financave e cila e bën analizën përfundimtare, kështu që nëse është e nevojshme rishikim ata do të vlerësojnë dhe do ta informojnë Qeverinë kur edhe në mënyrë të përshtatshme do të shqyrtohet. Tani për tani, me sa di unë, aktivitet i tillë nuk është planifikuar”, deklaroi Vlladimir Peshevski, zëvendëskryeministër i Ekonomisë.

Nga Ministria e Financave tani dy javë heshtin nëse do ketë rishikim dhe nëse është e ligjshme të merret nga para nga buxheti dhe pa miratimin e Parlamentit të transferohen për qëllime të tjera. Megjithatë, ekonomistët paralajmërojnë se masat populiste të qeverisë do ta mbingarkojnë akoma Buxhetin dhe se gjendja e ekonomisë është alarmante. Goran Temenugov

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net