Reagon pronari i marketit ne Gostivar - tetova1.com

Reagon pronari i marketit ne Gostivar


policia
Kategoria: Lajme

Postuar më: Thu, Apr 9, 2015





Nga bilteni i policisë sot doli informata se 39 vjeçari nga Gostivari i është kërcënuar të punësuarës së tij duke e mbajtur të mbyllur në vendin ku ajo punonte. Megjithatë në këtë informatë ka reaguar pronari i marketit “Ardi” i cili për Portalb shpjegon detajish rastin.

“Në marketin tim janë bërë vjedhje prej personit në fjalë që ka punuar rreth pesë vite. Objekti është në inçizim 24 orë dhe ajo në orar të punës e ka bërë këtë. Ajo e ka pranuar vjedhjen me fjalët e saj. Kjo ka ndodhur në bisedën tonë prej ora 21 deri në ora 1 gjatë së cilës erdhi vajza e saj me lot në fytyrë na lutën mos ti paraqesim në polici që mos merret vesh që ajo ka vjedhur. Këtë e kemi respektuar dhe u kemi thënë kilentëve mos të hyjnë sepse kemi punë të tjera mirëpo në asnjë moment dera e marketit nuk ka qenë e mbyllur. U morëm vesh me propozim të saj mos thirrim policinë por ti kthejnë paratë prandaj ne nuk e paraqitëm rastin në polici pasi që ajo dhe vajza u detyruan të na sjellin të hollat 15 mijë euro. Kur e shohim më pas, ato kishin thirrur policinë” shpjegon për Portalb, pronari i marketit “Ardi” E.J duke thënë se do të reagojë edhe në polici dhe do ti padit për keq-interpretim të rastit dhe mos paraqitje të denoncimit tonë.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net