Zeqiri: Komuna e Tetovës nuk ka nevojë për punësime të reja por për menaxhim të ri (Tabela) - tetova1.com

Zeqiri: Komuna e Tetovës nuk ka nevojë për punësime të reja por për menaxhim të ri (Tabela)


izetzeqiri
Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Thu, Apr 9, 2015





Profesori univerzitar Izet Zeqiri i cili ishte edhe kandidat i RDK-së për Komunën e Tetovës në zgjedhjet lokale të vitit 2013 në një postim të tijin në facebook ka analizuar mungesën e investimeve kapitale nga komuna e Tetovës. Ish deputeti i RDK-së, Izet Zeqiri shkruan:
Po të analizohen shpenzimet e komunës së Tetovës dhe komunës së Manastirit do të shohim se komuna e Tetovës në 2013 ka realizuar 0.4% apo 4.974.568 denarë shpenzime kapitale kurse Manastiri 218.660.908 denar apo 18.5%. Çka do të thotë për kokë banori komuna e Tetovës ka realizuar 57.46 denarë kurse komuna e Manastirit 2.292.4 denarë ose 40 herë ma shumë se Tetova. Po të analizohen shpenzimet për të ardhura dhe kontribute komuna e Tetovës ka 7.566 denarë për kokë banori kurse Manastiri 6.100 denarë. Kjo tregon se komuna e Tetovës nuk ka nevojë për punësime të reja por për menaxhim të RI.
Analizoni tabelen.

 

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net