Ziadin Sela do të formojë Komisionin për nisjen e negociatave me RDK-në - tetova1.com

Ziadin Sela do të formojë Komisionin për nisjen e negociatave me RDK-në


Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Thu, Apr 9, 2015





Kryesia qendrore e Lëvizjes për Reforma Brenda PDSH-së sapo ka mbaruar mbledhjen e saj të parë ku u zgjodh ekipi për marrëdhënie me publikun. Këtë ekip do ta drejtojë z. Faton Murseli-komunikolog, ndërsa dy zëdhënësit e partisë u zgjodhën z. Elmir Sejfullahu dhe z-sha Azra Sallai. Me zgjedhjen e këtyre kuadrove të rinj i jepet formë Lëvizjes dhe njëherit hapet rruga për një informim cilësor.
Në këtë mbledhje gjithashtu u diskutua edhe rreth hapave të mëtejshme për nisjen e negociatave me partitë tjera opozitare shqiptare. Kryesia qendrore obligoi kryetarin z. Ziadin Sela që të formojë Komisionin për nisjen e negociatave me Rilindjen Demokratike Kombëtare. Njëkohësisht në bisedime për unifikimin e faktorit politik opozitar do të përfshihen edhe të gjitha iniciativat tjera.
Kryesia qendrore e Lëvizjes për Reformat ë PDSH-së ka diskutuar gjithashtu edhe mbi gjendjen aktuale politike në Maqedoni, krizën politike e institucionale në vend që domosdoshmërishtë do rezultojë me deligjitimimin e plotë të përfaqësuesve aktual qeveritar. Mbi bazën e kësaj Lëvizja, pas ristrukturimit të plotë të saj, do të ndërmerr edhe hapa konkret për fuqizimin e faktorit opozitar.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net