Merreni me Teutën, e s’e shihni shkatërrimin e Çairit nga Musa e Izeti - tetova1.com

Merreni me Teutën, e s’e shihni shkatërrimin e Çairit nga Musa e Izeti


arsimzekolli
Kategoria: Opinione

Postuar më: Fri, Apr 10, 2015





Arsim Zekolli

Vazhdimesia e kolapsit urban të Tetoves, gjatë sundimit të prefektes, është evident…, shumë lehtë për ta dëshmuar dhe dhimbshëm për ta përjetuar, për të gjithë qytetarët që jetojnë në këtë qytet. Debaklin mediatik do të ishte gjithsesi me lehtë për ta evituar, sikur te mos ishin premtimet absurde dhe të paarritshme qe lansoheshin gjate fushatave parazgjedhore dhe tani për ç’do dite gjithnje e më shumë ngulfasin ata qe lehte gënjenin, pa ndergjegje për kusurin qe do paguajne qytetaret naivë.

Por, të flasim drejtë. Teuta eshte perfekte e Tetovës, tani dy vjetë. Gjate kësaj periudhe kohore ka mundur shumë të bëjë, por diçka, në vend të asgjësë. Por, prapë në pushtetin ekzekutiv ka kaluar gjithsej 2+2 vjetë ndersa në atë ligjvënës-partiak 10 vjetë. Mjaftë kohë për të deshmuar veten, por dhe merituar kritikat ndaj te cilave mund te shtiret si Maria Antoaneta e humbur ne Pollog, por keto arsyetime gjithsesi se jane pa peshë dhe pa rëndësi.

Nga ana tjeter, ne Shkup kemi perfekt që shtrirë në kanabe, përtypë mandatin e vet të tretë, 13 vjetë rresht. Gjatë kësaj periudhe kohore arriti me plotë sukses që një lagje relativisht të urbanizuar, ta shëndrojë nëe Peshavar, që një mjedis relativisht të qyteteruar ta shëndrojë në errësirë geto, që një sinkronim arqitektural ta degradojë në parajsë të mafies urbanistike dhe kriminogjene. Po i njejti perfekt, përveç funksionit ekzekutiv, poashtu mbanë postin politik të të njëjtit rang, sikur prefektja e Tetoves. Sa per krahasim, de!.

Në lagjen e kreut të Çairit, ‘strofkullën’ e vet ka ndërtuar edhe ministri ‘Profesional’ i Marreveshjes se Ohrit nga Kërçova, me punë të përkoshme të shkatërrimit të substratit urban të Çairit. Në sokakun nën çardakun e tij edhe sot gjen gropa dhe pleh, që për metër katror tejkalojnë atë të paralagjeve te Tetoves. Edhe ky, si kuader epokal cilësor, i pazëvendësueshëm dhe kallëp-model i demagogut bashkëkohor, për 13 vjetë rresht ushtron poste ekzekutive dhe me ndikim te paprecedent politik si lider de-fakto i partnerit politik feminin i burrave te VMRO-DPMNE. Burrë i këtyre kohërave që të vetmen burreri dhe dinjitet e shpreh, ne rivalitet me – guess ëho – perfekten në fjalë.

Tani, si ndodhe qe perfektja hiper-aristokrate te behet cak i kritikave padyshim te merituara, ndersa keta “patriotet e mjerimit” nga Cairi (tok me kamarilen e tyre gabel-gansgtere) shpetojnë nga masakra mediatike? Per po te njejtat dukuri, fundosjen dhe çoroditjen e pakthyeshme te nje qyteti qe per shekuj ka shpetuar dhjetera tragjedi, per tu masakruar me ne fund nga dora e bijve te saj te kriminalizuar?

Saga per prefekten dhe Tetoven, prandaj ka nje naracion tjeter, nentokesor dhe mes-rreshtore. Suksesi apo deshtimi, pra, mes shqiptareve nuk diktohet, dhe aq me pak definohet nga efektet e qeverisjes. Por nga gjinia, rethimi dhe perkahja e dhuntakëve, kriminelëve dhe korrupsionit. Ç’ka, nuk besoni? Po paramendoni sikur kjo perfektja te kishte ca revole ne bel, ca dosje korruptive me shumë në sirtarë policorë dhe ca miq gangster – besoni se do të vihej në shenjester aq lehtë?

Ç’të bëjmë? Do presim xhumanë dhe të drejtohem në xhami, e t’i lutemi Zotit, që ‘Fix-Fare’ te vijë dhe të na heq perden nga sytë!. Pasiqë nëse Bejtë-beu Gostivari na bëri të qeshim, se ma ndjenë zemra se ‘Çair-Agë Rezili’, do të na bëjë të qajmë.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net