Tetovë, një i vrarë dhe 11 të plagosur
Një 21 vjeçar i vrarë dhe 11 të plagosur është bilanci i shkëmbimit të zjarrit mbrëmë, i ndodhur rreth orës 22 në lokalin Barcode në Tetovë. Ende nuk ka të dhëna zyrtare rreth motiveve që kanë cuar në përleshjen me armë. Nga çfarë mëson ALSAT, ngjarja ka filluar në momentin kur nga jashtë , personi i arrestuar tashmë nga policia, ka filluar të gjuaj në drejtim të tavolinës ku ishin të ulur viktima, me emrin Altrim A nga fshati Poroj dhe shokët e tij. Plumbat kanë lënë fillimisht të plagosur Altrimin dhe 5 persona të tjerë rreth tij. Nga shkëmbimi i zjarrit që vazhdoi për disa çaste, mbeti i plagosur edhe njëri nga të dyshuarit për kryerjen e aktit, i cili nga plagët e marra në kraharor tani është në kurim në spitalin klinik të Shkupit dhe është jashtë rrezikut për jetën. Rastin e ka konfirmuar edhe Sektori i punëve të brendshme i Tetovës, nga ku informojmë se, hetimi ende vazhdon ndërsa deri në këto momente, flet arrest është prerë për dy personave.
“Mbrëmë rreth orës 22.00, në lokalin Barcode në Tetovë ka ndodhur shkëmbim zjarri në të cilin në tërësi janë lënduar 11 persona. Ata janë dërguar nga kalimtarët e rastit, për në spitalin e Tetovës apo klinikat e Shkupit. Në shkëmbimin e zjarrit, lëndime vdekjeprurëse nga arma zjarrit, mori edhe 22 vjeçari nga Poroji, pikërisht në bark dhe gjoks. 6 persona të tjerë që u ndodhën në kafene, të moshës nga 20 deri në 25 vjeçar, po ashtu kanë marr lëndime me armë zjarri, kryesisht nëpër gjymtyrë. Prokurori publik dhe ekipi i SPB-së së Tetovës kreu hetimin në vendin e ngjarjes – gjeti dhe mori për ekspertizë gëzhojat e pistoletës së kalibrit 9 mm, shenjat, pikat e gjakut etj, të cilat, siç përmenda, do hetohen detajisht. Për një kohë të shkurtër, njëri nga personat për të cilin SPB-ja e Tetovës disponon të dhëna se ka qenë i përfshirë në shkëmbimin e zjarrit, është i ndaluar në spital, ndërsa për tjetrin është lëshuar fletë arresti”, deklaroi Marjan Josifoski. Zëdhënës i SPB Tetovë.
Plagosjen e 11 personave dhe marrjen e ndihmës në spitalin klinik të Tetovës, e konfirmuan edhe autoritetet shëndetësore. 4 prej tyre u dërguan urgjent në Spitalin klinik të Shkupit, ndërsa të tjerët kanë pranuar ndihmën e parë dhe janë lëshuar për kurim shtëpiak.
“Në spitalin klinik të Tetovës janë paraqitur gjithsej 11 persona të lënduar, nga të cilët 6 me lëndime nga armë zjarri ndërsa 5 me lëndime të tjera trupore. Nga të lënduarit me armë zjarri, 4 janë përcjellë për në qendrën urgjente në Shkup ndërsa dy, pas intervenimit kirurgjik këtu në spitalin e Tetovës u lëshuan për kurim shtëpiak. Nga ata që u përcollën në Spitalin klinik të Shkupit, njëri për fat të keq ndërroi jetë në klinikën universitare në Shkup, ndërsa të tjerat janë jashtë rrezikut për jetë pas intervenimeve kirurgjike nga informatat që kemi nga kolegët tanë atje”, tha Ylber Besimi, Shef i departamentit kirurgjik.
Atmosfera në qytet sot është e zymtë, ndërsa për rastin e mbrëmshëm, tetovarët shprehen të rezervuar. Ata nuk duan as të dëgjojnë, jo më të flasin.
Nga Sektori i Punëve të Brendshme i Tetovës, bëjnë të ditur se po punojnë intensivisht për kapjen e edhe të dyshuarit tjetër si dhe në krijimin e dinamikës së gjithë shkëmbimit të zjarrit.
…………………………………………………………………………
Incidenti me armë që ndodhi mbrëmë në Tetovë në një lokal, ka lënë së paku 9 të plagosur dhe një të vdekur raportojnë nga Policia. Altrim A, 21 vjeçari nga Poroji i Tetovës nuk ka arritur ti përballoj plagët dhe ka ndruar jetë gjatë dërgimit në Spitalin Klinik në Shkup, ndërsa të plagosurit janë:
1. A.A.
2. I.A. - Bogovinjë
3. Xh.Xh. - Bogovinjë - (i dërguar në klinikën e Shkupit)
4. SH.M. - (i dërguar në klinikën e Shkupit)
5. V.M.
6. B.R.
7. S.S.
8. A.M. - (i dërguar në klinikën e Shkupit)
9. P.Th
Tre nga të plagosurit po kurohen në Klinikat e SHkupti ndërsa të tjerët kanë marë ndihmën mjekësore në Tetovë.







