Alimi: Incidenti në Tetovë, mos përfillje e udhëzimeve të fesë
Hoxha Bekir Alimi nga Shkupi në profilin e tij në facebook komenton incidentin e fundit në Tetovë. Sipas tij, mos përfillja e udhëzimeve të hoxhallarëve dhe të fesë, sjell incidente të llojit të këtillë, transmeton zhurnal.mk
“1 i vdekur dhe 1o të plagosur rezultati i një përleshjeje mbrëmë në një kafene të tetovës.
Shkaku i zënkës një femër.
Shikoni fundin tragjik të mos përfilljes së udhëzimeve të fesë dhe të hoxhallarëve.
Andaj rinisë i drejtohemi që të kenë frikë Zotin dhe të matin shumë mirë veprimet e tyre para se të na sjellin para këtyre përfundimeve tragjike për shumë të rinj dhe familjet e tyre.
Allahu na udhëzoftë dhe mos lejoftë që të na përsëriten raste të tilla!
Allahu e mëshiroftë të vrarin dhe i udhëzoftë të gjithë të involvuarit në këtë rast tragjik!”, shkruan Alimi, transmeton zhurnal.mk







