E Premtja e Zezë: Tetova nuk meriton kështu - tetova1.com

E Premtja e Zezë: Tetova nuk meriton kështu


Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Sat, Apr 11, 2015





E premtja e 10 Prillit 2015 do të ngelet në mendjen e tetovarëve shumë gjatë. Në një natë ku të rinjët kishin dalë për të shijuar fillimin e fundjavës dhe kohën e mirë që po mbizotëronte në Tetovë, për një moment breshëria e plumbave e shkatëroj të gjithën. Një i ri humbi jetën, ndërsa të tjerë në këto momente po luftojnë për të mposhtur vdekjen në mes dhimbjes dhe frikës se ndoshta nuk do arrijnë të shohin diellin nesër. Ndërkohë që i gjithë qyteti po ndjenë keqardhje për atë çka ka ndodhur dhe duke ju drejtuar Zotit që të plagosurit të shërohen dhe Tetovës të mos i ndodh një gjë e tillë në të ardhmen.

Sonte, shkaku i inateve, xhelozisë, gjaknxehtësisë; një 21 vjeçar nuk është më në mesin tonë, dhe ne të gjithë të rinjët e Tetovës mund të kishim qenë në vend të tij. Altrimi simbolizoj jetën e të riut tetovar e cila gjithnjë është në rezik edhe kur pinë kafe me miqt.

Rrjetet sociale janë të bombarduara nga statuse që shprehin ngushëllimet, dhimbjen dhe frikën që kanë të rinjtë tetovar. Ndërkohë ata luten dhe kanë shpresë se gjëra të tilla nuk do të ndodhin në të ardhmen dhe të rinjët do të ndjehen të sigurtë.

Kjo natë është e dhimbshme dhe e zezë për Tetovën, megjithatë në lutjet e të gjithë tetovarëve janë të plagosurit për të cilët lutemi që të shërohen sa më shpejtë.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net