Zjarr i madh në Çellopek -FOTO
Mbrëmë ka shpërthyer një zjarr i madh në fshatin Çellopek. Zjarri ka kapluar një punëtori dhe një fermë pulash që kanë qenë ngjitur njëra tjetrës. Ekipet e Zjarëfikësve të Tetovës kanë arritur në vendngjarje me një ekip prej 10 zjarëfikësve dhe 4 automjeteve ku kanë arritur të neutralizojnë zjarrin. “Dëmet janë të mëdha, mirëpo fatmirësisht nuk ka viktima në njerëz” ka thënë Uka Aliti, shef i njësisë të Zjarëfikësve në Tetovë i cili ka shtuar se dëmet kanë mundë të jenë edhe më të mëdha pasi brenda ka pasur bombola gazi që fatmirësisht nuk kanë eksploduar. /Tetova1/







