Lëndohet një puntorë në ndërtimtari - tetova1.com

Lëndohet një puntorë në ndërtimtari


Kategoria: Lajme

Postuar më: Sun, Apr 12, 2015





Vijojnë rastet e lëndimeve të puntorëve në ndërtimtari. Rasti më i ri është rregjistruar paraditen e sotme rreth orës 10.00, kur në Spitalin Klinik të Tetovës është sjellur 47 vjeçari Sh.I nga Tetova në gjendje të rëndë dhe pa ndjenja.Policia informon se sipas të dhënave të siguruara, pak para orës 10.00 personi në fjalë me një person tjetër kanë qenë duke kryer punë në një objekt në rrugën 146 në Tetovë.

Sipas Policisë personi në fjalë në rrethana ende të pandriçuara ka humbur baraspeshën dhe ka rënë nga një lartësi prej 4 metra. Ai ka marrë lëndime serioze në shpinë. Policia ka njoftuar se pas dhënies së ndihmës së parë, ai është dërguar në klinikat e Shkupit për kurim të mëtejshëm.

Policia ka bërë të ditur se shumica e rasteve të këtilla ndodhin për shkak të pakujdesisë dhe mos pasjes së pajisjeve adekuate mbrojtëse në punë.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net