Sot në varezat e fshatit Poroj u varos Altrim Asani (FOTO)
Sot pas namazit të drekës në prezencë të qindra qytetarëve në varezat e fshatit Poroj është varosur 22 vjeçari i vrarë të premten në mbrëmjë.
Për ti dhënë lamtumirën e fundit Altrimit kishin ardhur shumë shokë dhe miq, koleg të fakultetit dhe shokë nga shkolla e mesme.
Altrim Asani ishte absolvent në Fakultetin Juridik në UEJL. Në një postim në fund të muajit mars, Altrimi është me veshje të absolventit dhe ka shkruar në profilin e tij në facebook: “u sos kjo pun afer diplomimit” -28.03.2015
Mirëpo dora vrastare të premten në mbrëmje nuk lejoi që ëndra e tij të realizohet kështu që Altrimi nuk e kishte atë fatë të shënoj ditën e diplomimit.
Stafi i Portalit “tetova1.com” familjes Asani si dhe shokëve, kolegëve dhe miqëve të Altrimit ju shpreh ngushllime.
/tetova1/








