Tetovarët të shqetësuar për incidentet
Ata fajësojnë pushtetin lokal dhe atë qendror, të cilët, sipas Tetovarëve, shumë pak bëjnë për tu krijuar të rinjve vende për argëtim, në mungesë të të cilave, ata vërshojnë kafiteritë.
Ndryshe, zënkat mes të rinjve janë dukuri e zakonshme në Tetovë sidomos gjatë vikendeve. Sipas policisë së Tetovës, mbrëmjen e 5 prillit, në rrugën Boris Kidriç ëshë prishur rendi dhe qetësia publike me sulm fizik ku kanë qenë të involvuar pesë persona.
Sipas Policisë, me veturën Seat Ibiza, me targa të Tetovës, ku kanë qenë tre persona, ndërsa e ka drejtuar A.l, para tyre mënjëherë ëshjtë ndalur veturë Mini Kuper, poashtu me targa të Tetovës prej nga kanë dalur persona dy persona të panjohur, të cilët e kanë goditur veturën dhe më pas janë larguar. Tre të sulmuarit janë dërguar në spital ndërsa policia punon në zbardhjen e rastit. Në ndërkohë pjesëmarrës në këtë incident theksojnë se sulmet e këtilla ndodhin shpesh në këtë pjesë të qytetit.Tv Koha.







