‘BDI bam - Mijallkov bam bam!’
|
Zoran Zaev publikoi sot biseda për të cilat thotë se janë të zhvilluara mes krerëve shtetërorë, që sipas LSDM-së kanë okupuar qeverinë dhe institucionet shtetërore.
“Kur kihet parasysh se krejt këtë zullum BDI e mundëson, lan dhe bile edhe mundohet ta mbron me punësimet që sipas Ali Ahmetit janë treqind në numër (këtë ai e pat deklaruar në një arsyetim të moçëm se nuk arrihet gjë me daljen prej qeverie përveç se edhe ato treqind vetë mbesin pa bukë?!) kurse edhe në vet lavdërimet partiake parazgjedhore të vet BDI-së rrallë e kalon numrin njëmi, e nga ana tjetër sot mësuam se përcaktuesi i Geshkovskës dhe i frikësuari i Sofijës: Mijallkovi vetëm në një hov bën punësim të një mijë kuadrove partiake (me numra: 1000) atëherë duhet vrrulshëm t’i thuhet BDI-së ajo thënia se përveç që na shitët është marre kjo që shitni për pesë pare është ende më marre: Jazëk!”, - shkruan analisti Ramadan Ramadani lidhur me këtë në Facebook./Almakos









