A i zbuloi Zoran Zaev edhe fluturaket e fshehta të Sasho Mijalkov? - tetova1.com

A i zbuloi Zoran Zaev edhe fluturaket e fshehta të Sasho Mijalkov?


Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Wed, Apr 15, 2015





Një sekuencë e bisedës së djeshme ndërmjet drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov dhe ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, për të cilët LSDM-ja pretendon se janë origjinale, del se Maqedonia mund të ketë fluturake pa pilot të njohura si dronë.

Për cilat fluturake mendon Mijalkov në bisedat me ministren? Ish përfaqësuesit e shërbimeve në vend për “Meta” thuan se bëhet fjalë për fluturake pa pilot ( dron ), të cilët shërbimet e sigurimit i kanë marr në vitin 2007/2008.

Nëse këto fluturake ekzistojnë, furnizimi i tyre dhe shfrytëzimi klasifikohen si fshehtësi shtetërore.

Se shërbimet posedojnë mjete të tilla, në opinion flitet disa vite, por vërtetim zyrtar për të deri tani nuk ka ardhur nga asnjë institucion.

Megjithatë, strategjia e operimit të tyre klasifikohet si fshehtësi shtetërore. Kjo mundësi përmendet për shumë vjet, por deri tash nuk ka pasur ndonjë konfirmim zyrtar se vendi mund të posedojë mjete të tilla moderne.
KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net