Javën e ardhshme: Shkëndija-Vardar, në Kumanovë? - tetova1.com

Javën e ardhshme: Shkëndija-Vardar, në Kumanovë?


Kategoria: Sport / TOP LAJM

Postuar më: Fri, Apr 17, 2015





Stadiumi i Bashkimit në Kumanovë është një prej disa alternativave të KF Shkëndija që ndeshjet e mbetura të kampionatit të ligës së parë ti luaj në Kumanovë.

Dhe, nëse drejtuesit e klubit tetovar vendosin të luajnë në Kumanovë, atëherë që në javën e ardhshme futbolldashësit kumanovar mund të shohim derbin Shkëndija-Vardar. Nga KF Shkëndija thonë se javën e ardhshme do të dihet se ku do t’i zhvillojë ndeshjet si vendase skuadra e tyre.

“Për momentin ende s’kemi vendosur se ku do të luajmë, ndërsa një prej opsioneve është të luhet edhe në Kumanovë. Për klubin në këtë moment mbetet e rëndësishme ndeshja me Rabotnickin dhe koncentrimi te kjo ndeshje. Në javën e ardhshme do të vendosim se ku do ta zhvillojmë ndeshjen derbi me Vardarin e Shkupit”, deklarojnë për “Lajm” nga Zyra për marrëdhënie me publikun e KF Shkëndija.
Shkëndija ka luajtur një ndeshje në Kumanovë dhe atë me Pelisterin të cilin e pati mposhtur me rezultat 2-0./lajm/

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net