Ramiz Merko zgjidhet kryetar i BDI-së të Strugës - tetova1.com

Ramiz Merko zgjidhet kryetar i BDI-së të Strugës


Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Sun, Apr 19, 2015





Me 64 vota pro, dhe katër të pavlefshme, Kuvendi zgjedhor i BDI-së në Strugë, ka zgjedhur Ramiz Merkon për kryetar të degës së kësaj partie në Strugë.Në Strugë, në prezencën e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe eksponentëve të lartë të kësaj partie ka nisur me punë Kuvendi zgjedhor i degës së Strugë, në prezencën e 68 kuvendarëve nga 85 sa numëron ky organ partiak pas verifikimit.

Ashty sic edhe u paralajmërua, këtë aktivitet partiakë e bojkotoi Arben Labënishti ,si dhe një pjesë e kuvendarëve që njihen si mbështetës së tij.Në fjalën e tij lideri i BDI-së,Ali Ahmeti para kuvendarëve dhe mysafirëve foli për një sërë cështjesh të aktualitetit, duke filluar nga cështja e integrimit ,aferës së përgjimeve si dhe për përcaktimet programore të BDI-së integrimi në BE dhe anëtarësimi në NATO që sic tha janë të ndërtuara që tu mbijetojnë decenieve.

Ndërkohë, duke iu referuar zhvillimeve të fundit në parti pas dorëheqjeve , Ahmeti potencoi se BDI është një parti e hapur që promovon mendimin ndryshe në funksion të unitetit.Sipas Ahmetit BDI, nuk do të kishte këtë mbështeteje në rast se nuk do të kishte këtë qasje unifikuese .Ai në fund të fjalës së tij i uroi sukses kryetarit të degës së Strugës, duke i thënë se ne të gjithë i kemi sytë nga Struga./Strugalajm

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net