BDI: Incidenti në Gushincë dëmton rëndë agjendën e shqiptarëve - tetova1.com

BDI: Incidenti në Gushincë dëmton rëndë agjendën e shqiptarëve


bdiiaaaa
Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Tue, Apr 21, 2015





BDI-ja kërkon intensifikimin e bashkëpunimit rajonal me qëllim zvogëlimin e hapësirave për veprim të grupeve që sipas saj, kanë për qëllim pengimin e realizimit te agjendave te integrimit dhe pajtimit.

“BDI-ja vlerëson se incidenti i ndodhur në Goshincë është akt që dëmton agjendën e shqiptarëve në Maqedoni në veçanti, dhe atë kombëtare në përgjithësi. BDI-ja fton qytetarët që të mos shqetësohen dhe të mos bien pre e provokimeve të tilla si dhe siguron qytetarët që këto incidente nuk do të na zhvendosin nga agjenda dhe aktivitetet tona të përcaktuara. Kërkojmë nga institucionet kompetente që të marrin përgjegjësi për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe ta zbardhin këtë rast sa më parë”, thonë nga BDI-ja.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net