Komandant Hoxha reagon pas ngjarjeve në Goshincë
Pas ngjarjeve të sotme në fshatin Goshincë të Likovës, qëndrimin e tij e ka shprehur edhe Xhezair Shaqiri i njohur si Kamandant Hoxha.
Për të qenë nacionalist o kombëtar duhet duhet të kesh dashuri të madhe për atdhe dhe popull. Nëse dashuria në popull dhe atdhe është e lartë, nuk të dhimbset jeta dhe sa herë që atdheu dhe populli është në rezik, patriotet dalin në mbrojtje të idealit.
Shqiptarët e Maqedonis e kan bërë një luftë mbrojtese kundër regjimit sllavo maqedon në vitin 2001 me sukses dhe lavdata ndërkombetare. Përgjegjsija për dështimin e marëveshjes së aritur mbas këtij konflikti me fitoren e UCK e mori përsiper ta realizon apo implementon subjekti BDI me në krye me Ali Ametin ku radhas ki subjekt ka dështuar apo ka minuar këtë marëveshje në interesa personale të ngushta dhe përgjegjsia për dështim i bie kryesisht Ali Ametit dhe jo palës maqedone.
Nuk po marë ne mbrojtje unë armiqt e mij dhe te popullit tim VMRO, se ata kan bërë punën e tyre për interesa të veta dhe dihet që i kem pas dhe i kem kundërshtar. Por BDI me servilizmin e tyre kan dëmtuar Marëveshjen e Ohrit dhe shqiptarët në përgjithsi e në shumë raste të sulmeve ndaj shqiptarëve kan heshtun dhe nuk kan pas guximin dhe dëshirën për ti ndal VMRO,bile simbolikisht të ishin larguar nga Qeverija.
VMRO-DPMNE do të binte nga qeverija, por BDI dhe PDSH janë pjesëmarëse në këto sulme ndaj popullit tonë njera ma pak e tjetra me shumë. Unë mendoj se është gabim te miren në këtë moment kësij provokimesh sidomos në vendbanimet shqiptare. Secili që mer përsipër një akt të till i shërben armiqëve tanë. VMRO-B DI-PDSH në këto momente dhe në asnjë mënyr nuk i kontribuon shqiptarëve te Maqedonisë. Lusë gjith ata shok të UCK-ve në Kosovë dhe Maqedoni që në këto momente mos të përkrahin personat të cilët me kembëngulje duan ta dëmtojn popullatën tonë dhe ti ndihmojn armiqëve tanë, shkruan Komandant Hoxha.
/tetova1/






