Shqiptari nga Maqedonia ka udhëhequr grupin e islamistëve të arrestuar në Melburn? - tetova1.com

Shqiptari nga Maqedonia ka udhëhequr grupin e islamistëve të arrestuar në Melburn?


Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Tue, Apr 21, 2015





Grupi prej islamistëve të rinj të cilët u arrestuan derisa përgatiste sulm rreth 25 prillit, ditë kur festohet festa e madhe Anzak në Australi ka përfshirë edhe një shqiptarë nga Maqedonia, bëjnë të ditur mediat australiane.

Grup prej 6 anëtarësh ishin arrestuar në Melburn vikendin e kaluar me çka ata kishin planifikuar të sulmojnë polic, të marrin armën e tij dhe të hapin zjarr në qytetarët e mbledhur që të festojnë ditën Anzak.

Të arrestuar janë Sevdet Ramadan Besim (18), Lindim Sulejmani (25), Itan Osvald Kruz (19), Harun Çausheviq (18), Ismail Safi (19) dhe Mehran Azami (18).

Mediat australiane kanë aljëmruar se Besimi para gjyqit ka thënë se është shqiptar me origjinë nga Maqedonia.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net