VAS TOUR organizon panair ndërkombëtar të turizmit
Kompania turistike VAS GROUP me përfaqësi në Shkup, Tiranë dhe Prishtine, përfaqësuese e “Alitalia” për Maqedoninë, organizon Panair ndërkombëtar për turizëm
,,VAS TRAVEL FAIR 2015“
Panairi organizohet më 24 prill 2015 në hotelin Holiday Inn në Shkup ku ftohen të gjithë qytetarët që të shohin ofertat e fundit të kompanive më të mëdha turistike në vend, rajon dhe në botë.
Mundësi të pakufizuara për realizimin e kërkesave dhe nevojave për udhëtimin dhe relaksimin tuaj. Udhëtime aventureske, relaksuese, kulturore apo profesionale në destinacione të afërta dhe të largëta, me promovime të shumta me çmime të volitshme, do të jenë në dispozicion për të gjithë vizitorët.
Qëllimi i Panairit është të lidhë të gjithë përfaqësuesë të hoteleve dhe tour operatorë aty, nga destinacionet e afërta dhe ekzotike për ata që kanë nevojë për një përvojë të re të udhëtojnë dhe kujtime të reja për t’i treguar dhe t’i përcjellë më tutje.
Mysafirët tanë nga Maldive, Tajlandë, Egjypti, Turqia, Greqia, Bullgaria, Mali i Zi dhe Shqipëria Ju mirëpresin me dëshirë tju paraqesin ofertën e tyre të krijuar për ju dhe njëherit do të pajiseni me materiale të shumëllojshme promovuese.
Panairi turistik ofron mundësi për çdo shije individuale, familjare dhe për biznes.
/tetova1/




