Zbulohet identiteti i personave që sulmuan stacionin në Goshincë?! - tetova1.com

Zbulohet identiteti i personave që sulmuan stacionin në Goshincë?!


Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Tue, Apr 21, 2015





Policia ka marrë masa serioze për të pastruar plotësisht sulmin që ndodhi sot në mëngjes në karaullën në Goshnicë, njoftouan nga MPB-ja.

Sipas informatave paraprake dhe jozyrtare është përcaktuar identitetin e disa prej anëtarëve të grupit të supozuar se janë pjesëtarë të UÇK-së.

Sipas televizionit maqedonas “Sitel” thuhet se komandanti i grupit udhëheqës është identifikuar si Xhevahir Ademi nga Gjilani, Kosovë. Pjesë e logjistikës së 40 anëtarëve të grupit pretendohet se kanë qenë edhe personat me emrat e pretenduar si Faruk, Erhan dhe Kadri Bajrami. Është përcaktuar identiteti i anëtarëve të tjerë të grupit të cilët të armatosur dhe me uniforma kamuflazhi me simbolin e UÇK-së hynë në karaullën në Goshincë të Likovës.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net