Dorëzohet 30 vjeçari i dyshuar për incidentin në Barcod
“Ai dyshohet për vrasjen e A.A. (22) nga Poroi”, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë Marjan Josifovski. R.J. në stacionin policor me vete e solli edhe armën me të cilën paramendohet se ka gjuajtur.
Tridhjetëvjeçari R.J. nga Reçica e Madhe, i dyshuar për vrasje në kafenenë “Barkod” në Tetovë, sot rreth orës 11:00, vetë është paraqitur dhe është dorëzuar në stacionin policor të Tetovës.
“Ai dyshohet për vrasjen e A.A. (22) nga Poroi”, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë Marjan Josifovski.
R.J. në stacionin policor me vete e solli edhe armën me të cilën paramendohet se ka gjuajtur.
Menjëherë pas shkëmbimit të armatosur në “Barkod”, me vdekje u qëllua A.A, ndërsa plagë të ndryshme morën edhe 10 persona midis të cilëve edhe i dyshuari i dytë A.M. (23) nga Reçica e Madhe, R.J. ka ikur në drejtim të panjohur, pas çka pas tij u shpall urdhërarrest qendror.
Për A.M. dhe R.J. në mungesë, gjykatësi në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore në Tetovë iu caktoi masë paraburgimi prej 30 ditësh.







