UÇK-ja “e Kushtrimit”: Sulmin në Gushincë nuk e kemi bërë ne! (FOTO) - tetova1.com

UÇK-ja “e Kushtrimit”: Sulmin në Gushincë nuk e kemi bërë ne! (FOTO)


Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Wed, Apr 22, 2015





Ushtria Çlirimtare Kombëtare ka mohuar se ka gisht në sulmin në pikën kufitare në Likovë. Në një deklaratë për mediat, UÇK thekson se sulmi nuk është bërë nga ata.
“Veprimet tona janë të matura për të mos nxitur konflikt ndëretnik”, theksohet në deklaratën e UÇK-së. Autoritetet maqedonase deri nuk kanë një pistë zyrtare për sulmin në Likovë, opozita e cilëson sulmin një skenar të kryeministrit Gruevski, ndërsa partitë shqiptare dënojnë ngjarjen duke u shprehur se ‘dëmton interesat e shqiptarëve’, thuhet në komunikatën e UÇK-së të nënshkruar nga Kushtrimi.
Ndërkohë për mediat serbe, autorët janë vetëm shqiptarët. Ditën e mërkurë në një pjesë të madhe të versioneve ‘online’ të mediave në Serbi qarkulloi lajmi për një gjoja deklaratë ku ‘Komandanti Flamur’ merr përsipër autorësinë e sulmit dhe u bën thirrje të gjithë shqiptarëve për mobilizim kundër represionit dhe diskriminimit.
B92, duke cituar burime nga policia maqedonase thotë se përgjegjësia mbi sulmin bie mbi një grup të armatosur shqiptar me bazë në qytetin e Gjilanit në Kosovë. Madje serbët kanë edhe emrin e udhëheqësit të këtij grupi; ai është Xhevahir Ademi. /tetova1/

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net