Ziadin Sela: Shqiptarët duhet ta ruajnë gjakftohtësinë
Në lidhje me ngjarjet e djeshme në fsh.Goshincë, Kryetari i Lëvizjes z.Ziadin Sela ka shprehur qëndrimin e tij në intervistat dhënë për RTK Radio Kosova dhe Ora News:
“Shqiptarët duhet ta ruajnë gjakftohtësinë në këtë fazë sepse është shumë e rëndësishme që argumentet e tyre politike të përdorura mbi 20 vite, proceset e montuara politike, qasjen refuzuese të institucioneve ndaj tyre, vrasjet dhe burgosjet të dëshmohen”.
“Tani është faza e dëshmimit të argumenteve politike të shqiptarëve, pason faza politike për të shfrytëzuar këto argumente për dalje nga situata dhe në fazën tjetër nëse politika dështon shqiptarët sëbashku mund të gjejnë forma të tjera”.







