Dita e librit lidh nxënësit e Sallareves me ata të Amerikës
Këndi Amerikan, Komuna e Zhelinës dhe Biblioteka e Tetovës kanë shënuar Ditën Ndërkombëtare të librit duke dhuruar libra për nxënësitë e Sallarevës, në fshatin më të largët të Malësisë së Dervenit.
“Ishte kënaqësi të takojmë nga afër nxësësitë dhe stafin mësimor të mrekullueshëm të shkollës Filore “Hasan Tahsini”, Shkolës më të largët të Malësisë së Dervenit. Në ditën Ndërkombëtare të librit ne dorëzuam disa libra që ishin donacion nga Shkolla Fillore Holmes nga Nebraska e Amerikës dhe një pjesë nga biblioteka e Tetovës” tha Gëzim Sulejmani, Koordinator I Këndit Amerikan në Tetovë duke theksuar se kjo është njëra nga qëllimet e msionit të Këndit Amerikan për ndërtimin e urave të miqësisë.
Ndërkohë Përfaësuesja e komunës së Tetovës theksoi rëndësinë e shkëmbimit të kulturave me popuj të ndryshëm, sidomos me kulturën e mqëve tanë amerikanëve.
“ne jemi këtu për të shënuar së bashku Ditën Botërore të librit edhe pse fshati juaj ëshët pak më largë por distance nuk ëshët pengesë për të përqafuar vlerat bashkëkohore. Do mundohemi ën të ardhmen të organizojmë një vizitë pune për gjithë nxënësitë e kësaj shkolle në Këndin Amerikan në Tetovë dhe në isntitucionet tjera edukativo-arsimore” theksoi Arijeta Rexhepi, kryesuese e Këshillit Komunal të komunës së Zhelinës.
Ndërkohë drejtori I shkollës vlerësoi këtë donacion të fëmijëve nga Amerika dhe nga Biblioteka e Tetovës. “ kjo ngajrje na bënë të jemi të lidhur me gjithë nxënësitë dhe dashamirët e librit në këtë ditën botërore të Librit” theksoi lulzim Asani drejtor i shkollës fillore Hasan Tahsini” të Sellarevës





