Exclusive: 50 persona pozicionohen në një fshat të komunës Saraj! - tetova1.com

Exclusive: 50 persona pozicionohen në një fshat të komunës Saraj!


Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Thu, Apr 23, 2015





Sipas policisë, personat kanë hyrë nga Kosova

Ministria e punëve të brendshme ka pohuar se personat të cilët janë futur në rajonin e komunës Saraj gjatë ditës së sotme kanë hyrë nga ana e Kosovës.

Burime të “Zhurnal” pohojnë se në MPB të Maqedonisë është ndezur alarmi se në ora 15.30 minuta rreth 50 persona kanë hyrë në një prej fshatrave të komunës Saraj të Shkupit.

Qytetarët e rajonit të Dërvenit kanë shprehur shqetësimin se mund të ndodhë e njëjta gjë siç ndodhi në Gushincë.

 

Exclusive: 50 persona pozicionohen në një fshat të komunës Saraj!

Siç mëson jozyrtarisht “Zhurnal” në MPB të Maqedonisë është ndezur alarmi se në ora 15.30 minuta rreth 50 persona kanë hyrë në një prej fshatrave të komunës Saraj të Shkupit.

Qytetarët e rajonit të Dërvenit kanë shprehur shqetësimin se mund të ndodhë e njëjta gjë siç ndodhi në Gushincë.

 

Helikopteri i policisë fluturoi mbi Saraj dhe Kondovë?!

Qytetarët shqiptar nga komuna e Sarajit janë të tronditur nga prezenca e helikopterit policor që fluturoi mbi fshatrat shqiptare para disa orëve bënë të ditur Agjencia e Lajmeve ZHURNAL.
Ende nuk dihet zyrtarisht se pse helikopteri bëri marshutën nëpër fshatrat e Dervenit. Ndërkoh, një lexues anonim për ZHURNAL përmes një letre në postën elektronike shpreh brengosjen e fluturimit të helikopterit se mos vallë edhe në rajonin e Dervenit mund të përsëritet rasti i Gushincës.

Ai mes tjerash shkruan: “ Prezenca e helikopterit është alarm se dicka po ndodh , apo do të ndodh. Jam i mendimit se në Derven cdo herë është keqpërdorur fshati Kondovë si në konfliktin e vitit 2001, por edhe më vonë kur në Kondovë u vendos qëllimisht grupi i Lirim Jakupit-Nacistit për qëllime të caktuara të disa qendrave. Dhasht Zoti të mos ndodh asgjë dhe mos viktimizohen shqiptarët, mirpo helikopteri është shenjë se dicka po zihet në rajonin e shqiptarëve”, ka shkruar lexuesi anonim.
Ndërkoh, ditë më parë në rajonin e Gushincës të Kumanovës në rrethana të dyshimta u zunë pengë 4 policë kufitar të Maqedonisë . Sipas zëdhënësit të MPB-së , Ivo Kotevski bëhet fjal për akt terrorist të kryer nga një grup prej 40 personash nga Republika e Kosovës.

Mirëpo analistët e thanë të kundërtën se Gushinca është skenar i kryeministrit, Nikolla Gruevski që të defokusohet opinioni nga skandali i përgjimeve ilegale dhe gjithë kjo sipas analistëve bëhet në rajonet shqiptare që kanë qenë ish vatra të krizës gjatë konfliktit të vitit 2001 si zona e Karadakut të Kumanovës, zona e komunës së Sarajit (Kondovë , Radushë ) dhe zona e Tetovës dhe Gostivarit.

Madje edhe lideri i partisë “ Dinjiteti”, Stojanco Angellov kohë më parë paralamëroi se pushteti ndan 2 milion euro që të shkaktoj trazira në rajonet e shqiptarëve përmes grupeve kriminele duke aluduar në rastin e Gushincës.

Deri më tani MPB gishtin e ka drejtuar ka Kosova, se nga atje vijnë grupet që shkaktojnë incidente.

Mirëpo analistët mbeten me qëndrim se pushteti inskonon skenare në rajonet shqiptare me qëllim që të hedh “patatet e nxehta” nga dora e vet që kanë të bëjnë me skandalin e përgjimeve,

 

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net