Kuadër i BDI-së është drejtor në ndërmarrjen ku është e punësuar bashkëshortja e Llatasit - tetova1.com

Kuadër i BDI-së është drejtor në ndërmarrjen ku është e punësuar bashkëshortja e Llatasit


latas-tv
Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Thu, Apr 23, 2015





Punësimi i bashkëshortes së gazetarit Llatas ishte temë edhe në “bombën” 24 të publikuar të mërkurën nga LSDM-ja

Drejtor në ndërmarrjen GA MA ku është e punësuar bashkëshortja e gazetarit të njohur Dragan Pavlloviq Llatas, është kuadri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Bejtullah Ademi. Sipas ueb faqes së kësaj ndërmarrje, Ademi në ndërmarrjen GA MA mban postin e UDB Drejtorit.

Ky është një shembull që tregon se sa të relaksuara janë marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni, por edhe zemërgjerësinë e BDI-së, në kohën kur qindra familje të dëshmorëve dhe invalidëve të UÇK-së po jetojnë në kushte mizore.

Punësimi i bashkëshortes së gazetarit Llatas ishte temë edhe në “bombën” 24 të publikuar të mërkurën nga LSDM-ja.

Sipas LSDM-së, Llatas lavdërohet se si kryeministri Nikolla Gruevski i ka gjetur punë bashkëshortes së tij, duke e emëruar në bordin drejtues të ndërmarrjes “GAMA”. “Më pyeti sa është rroga, i thash 1.000 mijë euro dhe u krye për 5 minuta”, dëgjohet duke u lavdëruar zëri i Llatasit.

Ndryshe protagonistë kryesor edhe këtë herë ishin kryeministri Nikolla Gruevski, shefi i sigurisë Sasho Mijallkov, ministresha e punëve të brendshme Gordana Jankullovska, ministri i financave Zoran Stavrevski, ministri i transportit dhe lidhjeve Mile Janakievski, shefi i kabinetit të kryeministrit Martin Protugjer, Dragan Pavlloviq Llatas si dhe disa pronarë të mediave si Emil Stojmenov. Tema e bisedave të publikuara ishte ashtu siç tha LSDM- ja, kontrollimi dhe cenzurimi i mediave nga ana e pushtetit si dhe caktimi listave për gazetarët në shumë media të shtetit.

Në një bisedë të publikuar që Zaev thotë se është zhvilluar mes kryeministrit Nikolla Gruevski dhe ministres së punëve të brendshme Gordana Jankullovskës dëgjohet Gordana Jankullovska duke ia dhënë listën e gazetarëve Gruevskit, që të punësohen në MRTV.

Një bisedë për të cilën LSDM-ja thotë se është mes kryeministrit Nikolla Gruevski dhe ministrit të transportit, Mile Janakievski, shihet qartë se si VMRO-DPMNE kontrollon jashtëzakonisht mirë edhe terrenin e BDI-së. Në këtë bisedë, Gruevski bisedon me Janakievskin se si Unioni i Rinisë së VMRO-DPMNE-së, të marrë radio Gostivarin.

LSDM në kuadër të bombës 24 ka publikuar një bisedë për të cilën thotë se është në mes shefit të kabinetit të kryeministrit Gruevski, Martin Protugjer dhe drejtorit të televizionit Kanal 5, Emil Stojmenov, ku kërkon që në këtë televizion të mos shkojë biseda me ish ministrin e jashtëm, Denko Malevski, lidhur me padinë e Maqedonisë kundër Greqisë para Tribunalit të Hagës.

“Le të marrin dikë tjetër, dikë më normal”, thotë Protugjer, duke u përgjigjur në pyetjen e Stojmenovit, se prej kujt duhet të marrë deklaratë.

LSDM ka publikuar edhe një bisedë për të cilën thotë se është mes drejtorit të DSK-së Sasho Mijallkov dhe kryeredaktorit të TV Sitel, Dragan Pavlloviq Llatas, ku Mijallkov informon Llatasin për një person i cili do të arrestohet (nuk përmendet emri i tij).

“Kur të futet do të jetë vetëm kamera juaj. Kur të dalë do të ketë edhe tjerra kamera, ta dish. Këtë informacion do ta keni vetëm ju. Thash të qeras me një informacion”, dëgjohet zëri i Mijallkovit, kurse Llatas e falënderon.

Po ashtu publikohet një bisedë ku Protugjer dhe Janakievski qortohen mes vete lidhur me disa raporte, kurse Protugjer më pas kërkon që Janakievski të blejë për ministrinë nga 20 copë të një javore.

Dëgjohet edhe biseda për të cilën LSDM thotë se është mes Protugjerit dhe pronarit të Tv Kanal 5, ku Protugjer kërkon që ky televizion t’i jep më tepër peshë një informacioni.

Në një bisedë të publikuar për të cilën LSDM thotë se është zhvilluar mes Mile Janakievskit dhe Goran Ivanovit, Janakievski e mëson këtë të fundit se si të merr tenderin më të shtrenjtë.

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, në kuadër të bombës 24 ka publikuar edhe një bisedë, për të cilën thotë se është dëshmi se si kryeredaktori i TV Sitel ka shkëmbyer informacione me beton, për shtëpinë e tij.

Ai ka lëshuar një bisedë për të cilën thotë se është mes Llatasit dhe një biznesmeni, ku ata bisedojnë që për betonin që i jepet për shtëpinë, Llatas pranon të bëjë dy kronika promovuese për kompaninë e biznesmenit.

LSDM ka lëshuar një bisedë ku (sipas LSDM-së) një person anonim, kërkon nga Llatas që të kursejë djalin e pronarit të ndërmarrjes “Pucko Petrol” nga kritikat në Tv Sitel.Zëri i Llatasit fillimisht refuzon, me arsyetim se ai ka qenë sponsor i televizionit A1, por më pas pranon, duke kërkuar që të lëshojë ndonjë reklamë “tek ne”.

Në bisedat e tjera të publikuara që LSDM thotë se është zhvilluar mes ministrit të financave Zoran Stavrevski dhe ministres së punëve të brendshme Gordana Jankullovska, dëgjohen duke folur për gazetarin kontrovers Milenko thonë se turpërohen nga sjellja e moderatorit televiziv Milenko Nedellkovski ndaj gazetares Meri Jordanovska, e cila ka qenë viktimë e gjuhës së urrejtjes dhe fyerjeve personale.

Sipas Jankullovskës, komentet dhe titujt të cilat lexohen përmes internetit, janë të turpshme, ndërsa Stavrevski thotë, “Milenko është “hoshtapler” dhe duhej të përfundonte në burg.”

Në mesin e bisedave të publikuara nga lideri i LSDM-së, Zoran Zaev është edhe ajo ku sipas LSDM-së, Llatas lavdërohet se si kryeministri Nikolla Gruevski i ka gjetur punë bashkëshortes së tij, duke e emëruar në bordin drejtues të ndërmarrjes “GAMA”. “Më pyeti sa është rroga, i thash 1.000 mijë euro dhe u krye për 5 minuta”, dëgjohet duke u lavdëruar zëri i Llatasit.

“Këto ishin dëshmi për krimin që po bën pushteti ndaj mediave private. Pres që Kanal5, Sitel dhe servisi publik të ndërpresin menjëherë këtë fushatë”, tha Zaev.

Në preskonferencën ku u publikua “bomba” 24, ishte prezente edhe një gazetare e radio televizionit shtetëror serb. “Në rast se pas këtij sulmi qëndrojnë banditë, a frikoheni se mund të ndodhë përçarje ndëretnike”, pyeti gazetarja serbe.

“Garanci e Maqedonisë në këtë moment janë qytetarët e Maqedonisë dhe marrëdhëniet e mira ndëretnike që janë në nivelin më të mirë deri më tani. Këto janë garancitë më të forta për Maqedonisë”, u përgjigj Zaev.

Zaev u pyet edhe në lidhje me rastin e Gushincës me çka përmendi dy aletrantiva të mundshme për këtë ngjarje. “Njëra alternativë është që ata jenë banditë. Alternativa e dytë është që ajo të jetë inskenuar nga partia në pushtet. Nuk mund të ketë alternativë tjetër. Megjithatë, cilado alternativë të jetë, duhet të japin përgjegjësi për këtë rast ministri i punëve të brendshme, drejtori i drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe drejtori i Drejtorisë për Siguri Publik”, tha Zaev.

Ndërkaq në pyetjen se kur duhet t’i presin shqiptarët bombat për rastin “monstra” Zoran Zaev është përgjigur kështuÇ “disa herë kam treguar se ajo e vërtetë do të tregohet, të gjithë e pamë se sa është e dhembshme, gjithsesi se shqiptarët duan që të shpalosen dëshmitë për bombat e liderëve shqiptarë dhe nuk do ta kursejmë askënd, si BDI-në e as PDSH-në.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net