Po flasim me muret - tetova1.com

Po flasim me muret


Kategoria: Opinione

Postuar më: Thu, Apr 23, 2015





Rita Behadini

Mua më ndodh shpesh të pyes veten “ Me kë po flasim vallë?”. Ju a e pyesni veten ndonjëherë se me kë po flisni? Kush po ju udhëheq ? Në dorën e kujt është fati juaj ?

Unë po, e pyes veten shpesh dhe nga përgjigjet që i marr më rrënqethet trupi. Jetojmë në një qytet që rradhitet ndër të parat qytete më të ndotura në Evropë e botë. Protestojmë çdo ditë, çdo ditë ngremë zërin dhe çdo ditë thithim këtë helm. Kush na dëgjon? Kujt po i flasim ? Te kush kërkojmë shpëtim ? Se di. Di vetëm që foshnjave ende të palindura ju merret e drejta për të jetuar, foshnjat e porsalindura thithin helm, u është marrë e drejta të marrin frymë. Fëmijët, ardhmërinë po na e helmojnë, po na e vrasin.

Kujt po i kërkojmë ndihmë?

Tragjike, ne jetojmë në një qytet ku as semaforat nuk punojnë si duhet. Në një qytet ku veturat i gjen të parkuara në trotuare, qytet ku në çdo të dytin hap ke nga një lypës që të zgjat dorën. Ngremë zërin, duam ndryshime, themi. Kot. Kujt po i flasim ?

Në jetojmë në një shtet ku luhet me ardhmërinë tonë. Reforma në arsim, na kanë lënë analfabetë të mjerët me këto reforma. Mjaft më, po na varrosin të gjallë. Padituria është më keq se vet vdekja. Këta me reformat e veta po na vjedhin diturinë, me këtë sistem arsimi na kanë lënë të gjymtuar me vite. Me vite po shohim errësirën para syve tanë, me vite po nxjerrim breza të paarsimuar, doktorë analfabetë, magjistra vetëm në letër. Me vite po na shkelin.

Protesta, po, çdo ditë. Po për kë ? Kujt po i bëjmë protestë ? Një shteti që nuk funksionon si i tillë. Ministrave që kanë marrë postet me vota të vjedhura?

Duam ndryshime. Unë, ju, të gjithë duan ndryshime. Qindra nxënës e studentë u thonë mjaft reformave që po na shkatërrojnë, po kush po i dëgjon? Po humbim mësim, po shkatërrojmë veten duke u munduar t’i tregojmë dikujt që as që do të dëgjojë se po na vjedh ardhmërinë.

Kujt po i kërkojmë ndihmë ?

Mureve, po flasim me mure.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net