Skender Klaiqi: E kemi ditur se jemi të pafajshëm! - tetova1.com

Skender Klaiqi: E kemi ditur se jemi të pafajshëm!


Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Thu, Apr 23, 2015





Gëzim të madh ka shkaktuar sot në fshatin Sopot të Kumanovës, bomba 25 e LSDM-së në Veles. Ku njëri nga vëllezërit e të dënuarve me burg për rastin e Sopotit, ka thënë se ata kanë qenë të bindur që prej fillimit se familjarët e tyre janë të pafajshëm.

“E kemi ditur prej fillimit se familjarët tanë janë të pafajshëm. Të premten do të reagojmë lidhur me përmbajtjen e kësaj bombe, pasi të takohemi edhe një herë familjarët dhe të ndërtojmë qëndrim të përbashkët. Na vjen mirë që e vërteta po del në shesh”, deklaroi të enjten për “Lajm”, Skender Klaiqi, vëllai i njërit prej të dënuarve me burg, Zenel Klaiqit.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net