Studentët e UEJL-së fitues të çmimit “Nasa Space Apps Challenge 2015”
Katër student të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në UEJL: Armend Imeri, Yll Deari, Llokman Musliu dhe Artan Emini janë fituesit e “Nasa Space Apps Challenge 2015″.
Ata së shpejti do jenë pjesë e garave rajonale me student nga shtetet tjera ballkanike!
Më konktretisht ata programuam dhe Projektuam në mënyrë 3D Vizuele Asteroidet të cilat paraqesin rrezik për Tokën dhe i shfaqëm në një ëebfaqe të programuar në open source duke shfrytzuar: SQL, THREEJS, JSON, AJAX, JAVASCRIPT dhe HTML.
E gjithë kjo nga 4 studentët e UEJL-së është realizuar në periudh prej 36 orëve me vetëm 2 orë gjumë.
Rezultatet e arritura në këtë gara ndërlidhen me punën e tyre në programimin dhe projektimin në mënyrë “3D Vizuele Asteroidet” të cilat paraqesin rrezik për tokën dhe i kanë shfaqur në një ueb faqe të programuar në “Open Source”, duke shfrytëzuar : SQL, THREEJS, JSON, AJAX, JAVASCRIPT dhe HTML.
I gjithë ky punim është realizuar në periudhë prej 36 orëve në Parkun Teknologjik në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. “U ulëm dhe diskutuam se çfarë mund të bëjmë. Kishte disa projekte, ishin të ndara në kategori se sa të rënda mund të jenë. Në fillim kishim një projekt më të lehtë, por, thamë të bëjmë diçka më kreative, diçka më të re që nuk është. Pastaj u ndërrua projekti dhe filluam me vizualizimin e asteroideve. Puna që bëmë nuk ishte punë normale që e bëjmë çdo ditë pasi që punuam pandërprerë 36 orë. Në Maqedoni gara janë mbajtur në katër vende, në Tetovë, Shkup, Ohër dhe Manastir ku janë prezantuar tetë projekte dhe morën pjesë rreth 70 studentë. Ne ishim grupi më i vogël që punonim, ishim vetëm katër veta dhe u kualifikuam automatikisht për garat globale të “Nasa Space Challenge”, thotë studenti Armend Imeri.
Ylli Deari thekson se: “Qëllimi i këtij projekti ishte që asteroidet ti bëjmë sa më shumë vuzuele për njerëzit dhe tua rrisim vetëdijen njerëzve se ata kanë një rrezik potencial për ti shkatërruar planetet tjera si përshembull tokën mund ta shkatërrojnë”, thekson Deari.
Lokman Musliu thotë se Nasa jep vetëm ide të cilat i nxjerrin në ueb faqen e tyre një ditë para garave. “Edhe pse kishim pak kohë, u munduam që të jemi sa më të organizuar. Armendi i mori gjitha të dhënat nga Data Baza e “NASA”s, mundohej që ti konvertoj ata në të dhëna reale që të mund unë dhe Ylli ti shfrytëzojmë në ueb faqen që e realizuam. Përderisa këta të dy ishin duke u marrë me këto punë, unë isha duke i dhënë një formë projektit online dhe e gjithë ecuria shkoi në këtë mënyrë duke bërë secili nga një punë. Menduam ta shfaqim se si do dukej një simulim virtual “3D” se si do duket një sulm i një asteroidi në tokë, cila do jetë ecuria, impakti, si do ta godet tokën. Nuk mund ta projektojmë se kur mund ta godet, por mund ta shfaqim goditjen dhe rrezikun potencial. Gjithashtu në projekt nga mungon edhe kjo pjesë që mendojmë në të ardhmen ta implementojmë, do mundohemi që edhe në mënyrë tekstuale për çdo asteroid të japim informata sa më shumë për njerëzit. Nasa na jep vetëm një koncept p.sh vizualizoni asteroidet, krejt pjesa tjetër duhej bërë nga ne. Nga gjithë të nominuarit nga e gjithë bota ka realizime të ndryshme për një çështje. Realizimi jonë është një ndër 25 realizimet që janë kryer në mbarë botën”, thekson Lokman Musliu.
Për sa u përket garave të ardhshme studentët e Shkencave të Informatikës, Armend Imeri, Lokman Musliu, Artan Emini dhe Ylli Deari thonë se nga ana e “NASA”-s, nuk jepen informata rreth mundësisë për pjesëmarrje nëpër gara, por se ato i mbajnë për vete, që në momentin kur do duhet diçka të bëhet të jetë krejt spontane dhe të matin se sa jemi të aftë ne për atë punë ta bëjmë në një kohë të caktuar. Studentët Imeri, Musliu, Emini dhe Deari thonë se për gjithë të rinjtë që dëshirojnë të merren me këtë lëmi ka potencial për tu zhvilluar, mundet të punojnë dhe mund të mbërrijnë edhe nëse nuk shkojmë në Zvicër ose në Gjermani, d.m.th mundemi edhe prej këtu të arrijmë diçka mjaftë të madhe.
/tetova1-R.Vala/





