Dika: Një dashuri e re po duket në horizont … - tetova1.com

Dika: Një dashuri e re po duket në horizont …


Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Sat, Apr 25, 2015





Ish nënkryetari i RDK-së, Artan Dika në profilin e tij në facebook ka krahasuar dy deklaratat e Zoran Zaevit të dhënë për TV Top Channel dhe Revistën “Kapital” të cilat lën të nënkuptojm që ndoshta “një dashuri” ndërmjet LSDM-së dhe BDI-së po duket në horizont.
Ja çfar shkruan Artan Dika
LOVE IS IN THE AIR …
Kuptoje ndryshimin …
Zoran Zaev “Top Channel” 09/03/2015: “Sipas meje, e që mbase jam njeriu më i informuar për shkak se posedoj gjithë këto biseda të përgjuara, mund të them se incizimet tregojmë se dy partitë më të mëdha të shqiptarëve, siç është partneri i koalicionit të Gruevskit dhe ajo e ashtuquajtura parti opozitare PDSH e Menduh Thaçit, janë shërbëtore të pushtetit. Qeveria i kontrollon totalisht. I ka zënë dhe i kontrollin dhe ato janë të pafuqishme … të dy partitë, për shkak të përfitimeve personale, janë vënë nën kontroll të qeverisë dhe nuk e kanë kryer detyrën e tyre.”
Zoran Zaev “Kapital” 17/04/2015: “Ali Ahmeti nuk varet nga Nikolla Gruevski dhe nuk e ka frikë ndikimin e tij.”
“Mendoj se për momentin nuk është zgjidhje që BDI-ja ta lëshon Qeverinë. Partia tjetër shqiptare, PDSH, është njashtu partner i qeverisë. Kështu që nëse për momentin nuk është zgjidhje lëshimi i qeverisë nga ana e BDI-së, nuk d.m.th se në të ardhmen njëra prej zgjidhjeve të mundshme të mos jetë edhe ajo. Nga ajo që e kam si informacion e di se Ali Ahmeti nuk është i varur prej Gruevskit dhe nuk frikësohet nga ai“.
Një dashuri e re po duket në horizont …

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net