‘Liria Kombëtare’ kërkon bashkëpunimin e BESA-Lëvizja për Reforma në PDSH dhe RDK
Përfaqësuesve të partive opozitare shqiptare:
Lëvizja “Besa” – z. Bilall Kasamit
Lëvizja për Reforma në PDSH – z. Ziadin Sela
Rilindjes Demokratike Shqiptare – z. Vesel Mehmedi
Të nderuar përfaqësues të partive opozitare politike shqiptare,
Në emër të anëtarëve të Shoqatës “Liria Kombëtare” në Zvicër, ju bëjmë thirrje publike që të bashkoheni sepse në këto momente të rënda për popullin shqiptar. Vetëm bashkimi i atdhetarëve mund ta shpëtoj këtë popull nga një skenar i ri, i cili është përgatitur me muaj të tërë në mes Qeverisë sllavo-maqedone të N. Gruevskit dhe partive parlamentare shqiptare, të cilat jo vetëm që nuk janë në gjendje ta mbrojnë popullin shqiptar por edhe janë aktive në dënimin dhe masakrimin e njerëzve të pafajshëm, ashtu siç po shihet nga regjistrimet e përgjimeve.
Me respektin më të madhe se do të bashkoheni, ju përshëndes dhe ju dëshirojmë, suksese kombëtare në realizimin e kërkesave të ligjshme të popullit shqiptar.
Zürich, 24.04.2015
Dr. Vaxhid Sejdiu- kryetar i Shoqatës “Liria Kombëtare” – Zvicër





