Aksident tragjik në Gradec, vdes nxënësja e klasës së 9
Në rrugën rajonale, nga autostrada që lidhet me fshatin Gradec, rreth orës 16 e 30 minuta deri tani nga arrsye të paverifikuara automjeti i tipit “BMW” me targa të shtetit Italian, ka humbur kontrollin dhe mendohet se është rrotulluar disa herë dhe ka përfunduar në kanalin për ujitje i cili gjendet rreth rrugës. Prokurori Publik dhe një ekipë i policisë nga SP-Gostivar, kanë kryer hetimet nga ku priten të jepen detaje shtesë rreth këtij aksidenti fatal.
Në aksidentin tragjik jetën e ka humbur nxënësja e klasës së nëntë Liridona.A dhe 7 nxënës tjerë kanë mbetur të lënduar. Prej tyre një ka marë lëndime më të rënda dhe është dërguar për shërim në Spitalin Klinik në Shkup, kurse 5 nxënës kanë marë lëndime më të lehta.
Banorët thonë se nxënëset kishin dalur për të shwtitur pas fotografimit për semimaturë.
Polica dhe ekipet hetuese janë në vendin e ngjarjes ku kanë bllokuar rrugën për të zbardhur rastin tragjik.




