Aksion i madh policor në fshatin Malinë
Jo zyrtarisht mësohet se sot në orët e hershme të mëngjesit ka pasur një aksion të madh policor në fshatin Malinë.
Njësite speciale të policisë janë futur në këtë fshat ku kanë frikësuar fshatarët.
“Lajm” ka kërkuar informacion nga MPB. Zëdhënësi i MPB-së Ivo Kotevski, as nuk e konfirmoi as nuk e demantoi informacionin.
Në ndërkohë në redaksinë tonë janë paraqitur edhe shumë banorë të Shkupit të cilët kanë pohuar se gjatë natës dhe orëve të hershme janë dëgjuar helikopterë.





