Deri kur kështu o Ali Ahmeti !? - tetova1.com

Deri kur kështu o Ali Ahmeti !?


Kategoria: Opinione

Postuar më: Sun, Apr 26, 2015





Ahmet Asani

Pas 16 vitesh largimi nga vendlindja ime vendosa që me vize hyrëse të Maqedonisë, në bashkepunim me Entin Federativ për azil politik të shtetit të Zvicrës të kthehem nē vendlindjen time në Kumanovë, në qytetin ku jam lindë e jam rritë, ku kam jetuar, ku kam fis e ku kam farë, ku i kam varret e prindërve, të gjyshes e stërgjyshes dhe të kerkoj dokumentat e udhëtimit që padrejtësisht më ishin marrë nga pushtuesi sllavo-maqedon qysh në v.1987.

Ishte ky viti 2004 kur u ktheva pas 16 vitesh mërgim dhe bëra kërkesen sipas ligjit ne fuqi, angazhova avokat profesionist por nuk mu dha e drejta ime dhe mora përgjigje negative.

Për mosdhënien e shtetësisë time nga ana e pushtuesit sllavo-maqedon bëra ankese në vitin 2005 dhe i njoftova gjitha institucionet si në Kumanovë ashtu edhe në Shkup e Tetovë. Kaluan 10 vite e nuk ka kurrfarë përgjigje!?

Njerëz të internacionales komuniste hyn e dalin pa pengesa në vendlindjen time dhe shiten patriot, kurse mua për t’marrë pjesë në një mort ose dasëm më duhet që të hy ilegal në vendlindjen time maleve të Karadakut nëpër fshatrat malore si Gushinca me rrezikun që të zihem dhe të shpallem terrorist shqiptar që ka hy ilegalisht nga Kosova!?

Dhamë si familje gjithëçka që patëm, kaluam burgje, tortura e luftëra, kurrë nuk u kursyem, as sot e kësaj dite nuk kursejmë asgjë për atdhe, por është malli ndaj yllit komunist që nuk po e lëshon ende Ali Ahmetin, prandaj edhe asnjë pjesëtar i familjes Asani nuk ka ende shtetësi!

Çfarë të keqe të bëmë o Ali Ahmeti, a është buka që ta dhamë ajo që po na kthehet me të keq apo çfarë është në pyetje!? Fol njëherë një fjalë he burrë, sepse unë jam ilegalja e viteve 80-ta, jam themeluesi i demokristianëve në Evropë, jam ai që e njoh Maqedoninë pëllëmbë për pëllëmbe, jam ai që edhe pse e njihja maqedonishten më mirë se profesorët maqedon nuk pranova që në shkollat shqipe të ligjëroja maqedonisht. Jam ai që e njoh ende atë gjuhe edhe pse u bënë 26 vite larg vendlindjes, jam ai që i duhem vendit tim, e jo Svetozar Tempot që po i mban afër vetes !?

E shëndërruat Maqedoninë në një vend ku po eksperimentohet me shqiptarët, në një vend ku sundojnë, vrajnë e prejnë grujevskët dhe gra si jankunllovskat me mbështetjen e misionarëve shqiptarë pjesëtar të internacionales komuniste, ku burgosjet pa faj të shqiptarëve nuk kanë të ndalur nga v. 1981; 87/88 kur u mbyllën shkollat shqipe së pari në Kumanovë, pastaj rasti i Sopotit, Monstra, tani rasti i Gushincës e qindra raste e skenarë të ndryshëm trishtuese. Deri kur kështu o Ali Ahmeti !?

(Autori është një nga veprimtarët e çështjes kombëtare. Ai në vitet e 80-ta si profesorë dhe inxhinerë i dalluar u arratis nga vendlindja Kumanova, si pasojë e presionit të pushtetit jugosllav dhe sllavomaqedonas dhe për shkak të aktiviteteve si pjesë e lëvizjes kombëtare)

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net