Edhe Zemri Qamili, veteran i luftës së Kosovës - tetova1.com

Edhe Zemri Qamili, veteran i luftës së Kosovës


Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Sun, Apr 26, 2015





Është publikuar lista e veteranëve dhe dëshmorëve të UÇK-së të Shtabit të Përgjithshëm të Kosovës. Listës si që u bë e ditur i prin Adem Grabovci, pastaj Adem Demaçi, Agim Çeku, Ali Ahmeti, Azem Syla pasuar nga edhe nga Fatmir Limaj, Kadri Veseli, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, etj.

Pra, kreu i BDI-së Ali Ahmeti është mes katërve të parë në listë, ndërsa tek kjo listë figuron edhe Zemri Qamili (në Shtabin e përgjithshëm), aktualisht zv/ministër i Punëve të Brendshme, kuadër i BDI-së, njofton Aktuale.mk.

Në këtë listë është edhe shefi i SHIK-ut të Shqipërisë Fatos Klosi, ndërsa pasohet nga Rexhep Selimi, Sylejman Selimi,Xhavit Haliti etj. Në listë të dëshmorëve janë heronjtë Zahir Pajaziti, Luan Haradinaj, Ilir Konushevci, Bahri Fazliu, Adrian Krasniqi dhe dëshmorë tjerë të kombit.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net