Malinasit viktimë e rradhës e pushtetit të kalbur të qeverisjes VMRO-BDI
Aksionet policore, ndaj shqiptarëve të Iliridës, s’kanë të ndalur! Dhuna policore, që ka filluar këto ditë ndaj vendbanimeve etnike shqiptare në Maqedoni, është identike me dhunën e pushtetit të Millosheviqit në Kosovë në vitin 1998 dhe 1999. Derisa aksionet e atëhershme sërbe ndaj vendanimeve shqiptare në Kosovë sollën edhe fundin e regjimit të egër, kriminel dhe fashizoid të Millosheviqit, aksionet policore në Maqedoni, nga pushteti i kalbur i VMRO-së dhe, shërbyesve besnik të tyre, partive shqiptare, BDI-së dhe PDSH-së, do të sjellin fundin e regjimit të pistë, kriminel dhe korruptiv të Nikolla Gruevskit dhe partnerëve të tij besnik, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi!
Të gjithë në Maqedoni, maqedonas, shqiptar dhe të tjerë, kanë qenë në dijeni dhe në pritje të aksioneve policore ditëve të fundit ndaj vendbanimeve shqiptarëve, sepse janë të vetëdijshëm se ai është opcioni i fundit, i regjimit të kalbur të Gruevskit, që u jep shpresë për të shpëtuar nga krimet shumëvjeçare ndaj qytetarëve në përgjithësi dhe ndaj shqiptarëve në veçanti! Në këtë mënyrë, s’ka dilemë, e kanë rezikuar edhe ekzistencën e Maqedonisë, e cila edhe ashtu qëndron në shtylla kashte!
Aksioni i fundit policor në Malinë, padyshim, mendojmë se është edhe kapaku i dhunës sistematike ndaj shqiptarëve nga pushteti i krymbur i Maqedonisë! Pas këtij akti barbar të forcave kriminele të Nikolla Gruevskit, të ndihmuar nga dy liderët shqiptar, besnik ndaj tij “deri në vdekje”, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi, shqiptarët duhet të jenë të gatshëm për grushtin e fundit kundër këtij regjimi të kalbur.
Ky grusht nuk është i largët! Sa më tepër rritet dhuna policore ndaj shqiptarëve aq më afër është fundi i këtij regjimi të kalbur dhe kriminel të Gruevskit dhe servilëve të tij shqiptar, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi! /Gazeta Epoka Shqiptare/






