Sulejman Rexhepi sulmon fizikisht myftiun e Shkupit Ibrahim Shabani - tetova1.com

Sulejman Rexhepi sulmon fizikisht myftiun e Shkupit Ibrahim Shabani


Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Sun, Apr 26, 2015





Në një ceremoni të mbajtur për gara në lexim të Kuranit, gjatë fjalimit të tij, Sulejman Rexhepi ka sulmuar dhe ka ofenduar myftiun e Shkupit Ibrahim Shabani. Pas Ceremonisë, burime zyrtare të “Lajm” kanë konfirmuar se Sulejman Rexhepi ka ofenduar vullgarisht dhe ka sulmuar fizikisht myftiun e Shkupit Ibrahim Shabani, duke e goditur me grusht dy herë.

Myftiu i Shkupit, Ibrahim Shabani

Në mesin e tyre është gjetur edhe Sekretari i Përgjithshëm i BFI-së Afrim Tahiri, i cili gjithashtu është sulmuar dhe është ofenduar verbalisht nga Sulejman Rexhepi, ndërsa në ato momente imamët e Shkupit dhe sigurimi i Sulejman Rexhepit e kanë qetësuar situatën.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net