24 milionë dollarë nga BB për zhvillimin e shkathtësive dhe inovacioneve - tetova1

24 milionë dollarë nga BB për zhvillimin e shkathtësive dhe inovacioneve


Kategoria: Ekonomi

Postuar më: Mër, Jan 29, 2014

Lexuar: 91 herë



Maqedonia fitoi 24 milionë dollarë nga Banka Botërore për mbështetjen e zhvillimit të shkathtësive dhe inovacioneve. Projekti u miratua dje nga Bordi i drejtorëve të Bankës Botërore. Siç informojnë nga Zyra e Bankës Botërore në Shkup, qëllimi i projektit është që ta përmirësojë transparencën në sistematizimin e resurseve dhe ta promovojë përgjegjësinë në arsimin e lartë, përmirësim të relevancës në arsimin e mesën teknik profesional dhe mbështetjen e kapaciteteve në Maqedoni.
“Përmirësim i performancave të vendit në tregun e punës, si dhe konkurrencë ekonomike do të ketë nevojë për fuqi punëtore me aftësi më të mira dhe arsimim më të mirë”, thekson Tatjana Proskurjakova, drejtoreshë e Zyrës së Bankës Botërore në Maqedoni.
Nga projekti dobi do të kenë rreth 24.000 studentë dhe 1.500 kuadro mësimdhënës dhe menaxhues nga shkollat për arsimin teknik profesional, të cilat do të fitojnë programe të reja mësimore dhe përmirësim të kushteve për trajnim praktik, si dhe trajnim për menaxhim, planifikim dhe përmirësim të procesit.
Studentët dhe personeli nga universitetet, institucionet hulumtuese dhe ndërmarrjet do të kenë dobi nga zbatimi i programit të mekanizmave për sigurimin e cilësisë dhe reformave për financimin e arsimit të lartë, si dhe nga grantet të cilat promovojnë hulumtim, zhvillim dhe inovacione.
Aktivitet e kompanive në Maqedoni të cilat janë orientuar drejt punësimit të fuqisë punëtore me shkathtësi dhe shfrytëzimin e inovacioneve, paraqet burim të rëndësishëm për rritje ekonomike dhe gjenerojnë rezultate të ndërlidhura pozitive, si kyçje sociale dhe prosperitet të përbashkët, thuhet në kumtesë.
Borxhi për mbështetjen e zhvillimit të shkathtësive dhe inovacioneve është dhënë nga ana e Bankës Ndërkombëtare për Ripërtërije dhe Zhvillim (BNRZH) dhe arrin 24 milionë dollarë, me pesë vjet grejs periudhë.