Ekskluzive: Junior të martën vjen te Shkëndija, nënshkruan për 2,5 vjet
|
Të martën, Kryesia e Shkëndijës, do të bëj një goditje shumë të fortë në këtë afat kalimtar. “Ballistët”, besoj se, mezi e presin, nuk është Hamdi Salihi, por braziliani Stenio Junior nga Pelisteri i Manastirit.
Lajmin për “Lajm” e konfirmon vet sulmuesi brazilian, Junior, i cili ka mbërritur në Sofje të Bullgarisë nga vendlindja e tij Brazili, ndërsa të martën do të niset për në Tetovë.
“Sonte jam në Bullgari, kurse të martën do të nisem për në Maqedoni, në drejtim të Tetovës”, tha shkurt Junior, i cili me 10 janar festoi ditëlindjen e tij të 22-të.
I pyetur për kohëzgjatjen e kontratës ai th: “Kontrata do të jetë 2 vite e gjysmë. Kaq mund të them”, njoftoi Junior për “Lajm”.
Ndryshe, Junior në sezonin vjeshtor ka qenë lojtari më i mirë i pelisterit, duke shënuar gola të rëndësishëm, ndërsa mbahen mend golat e tij kundër Metalurgut në Shkup.
Lexoni më shumë në www.tetova1.com











