Ermira – Viktimë e antishqiptarëve në Maqedoni apo stres test për BDI - tetova1

Ermira – Viktimë e antishqiptarëve në Maqedoni apo stres test për BDI


Kategoria: Opinione

Postuar më: Enj, Jan 30, 2014

Lexuar: 237 herë



Kohëve të fundit jo rrallë jemi dëshmitarë të shpikjes së dezinformatave të shumta nga “gazetarët”, që ndoshta ju mungojnë shumë gjëra nga gazetaria. Rasti i parafundit ishte ai i Ministrit Fatmir Besimi, kur portale të ndryshme, nxorrën, kinse ai paska një lidhje të fshehtë me ndonjë nga punonjëset e tij.
Pas këtij rasti, ai më shokuesi ishte i deputetes Ermira Memeti, gjasme, nuk qenka rehat dhe po takoheshka me ndonjë X pjesëtarë të qeverisë. Por që skandali të jetë edhe më i madh, qarqe të ndryshme antishqiptare, prizmin e shtjellimit të “lajmit senzacional” e morrën në aspektin kombëtarë, (shqiptarja me një maqedonas), gjë kjo që preku jo vetëm znjsh. Ermira, por disi preku tërë popullin shqiptarë. Dhe çndodhi, çarshia filloi me komentet e veta që shpesh dinë të jenë vetëm muhabete çarshije, por jo edhe gjëra që kanë të bëjnë me realitetin. Bile bile arritën deri në atë masë sa që filluan edhe publikisht të tregojnë dobësitë e tyre, duke i besuar verbërisht një “shkrimi gazetaresk” të një maqedonasi i cili nuk kishte për qëllim asgjë tjetër përveç se të deklasojë femrat e suksesshme shqiptare të cilat edhe ashtu në numër nuk janë shumë. Dhe për fat të keq tonin këtë edhe e arriti. I bëri një numër të madh të portaleve dhe mediave shqiptare që ta nxjerrin këtë “informacion” i cili nuk kishte të bëjë aspak me lajmin, sepse, i njejti bazohej në mjegulla ndërsa burime nuk kishte aspak – për të konfirmuar vërtetësinë e tij.
E keqja më e madhe nga bashkëqytetarët e mi ishte se, shumica e tyre, në vend se ta gjykojnë “gazetarin” që nxorri këtë “lajmuc” të vogël, ata filluan ta gjykojnë deputeten, e cila, nuk dinte gjë nga kjo.
“maktel” vazhdoi të manipulojë opinionin, deri sa nuk arriti edhe ai vetë ta kuptojë se po dëmton një popull të tërë dhe se pasojat nga kjo mundë të ishin të dhimbshme për portalin dhe vetë “gazetarin”, dhe ç`ndodhi, lau një groshë pa ujë, u themi në Tetovë, kërkoi falje në mënyrën më naive, duke quajtur këtë lajm, vetëm një gjuajtje për ta kapur pikën.
Por çndodhi me popullatën shqiptare në vend!!! Hutia i kaploi gjithandej, dhe filluan të ndryshojnë kahjen bisedës, ta trajtojnë këtë ngjarje si ndonjë ndodhi e keqe, se çna paska gjetur neve, por, askush dhe assesi nuk e mendonte njëherë nëse kjo është apo jo e vërtetë, nëse ky “gazetar” duhet të dënohet dhe të xhveshet nga maskat që i ka apo jo.
E meta e madhe e jona është se, shumë lehtë dhe në mënyrë naive na nxjerrin prej këpucëve dhe na detyrojnë të përçahemi e luftojmë mes veti. Kurrë asnjëherë nuk dolëm neve kundër nxitësit por gjithnjë kundër vehtes.
Një stil i mirë i komunizmit të demokratizuar, përçaj e sundo. Dikur kjo bëhej në forma të hapura, kurse tashi, nxënësit e këtyre komunistëve, kanë arritur të perfeksionojnë këtë gjë deri në atë pikë, saqë për të na përçarë, përdorin nja dy rrjeshta dhe mjafton me aq, ne jemi duke sharë e pështyrë njëri tjetrin. Këtu nuk dua të mbroj aspak Emrirën, për të cilën kam një rrespekt të veçantë, por dua të mbroj popullin tim nga UDB-ashët e kohës modern, të cilët dinë vërtetë mirë të na përçajnë e njollosin, e ne, çbëjmë ne, në vend së të ngushëllojmë dhe ti japim pak përkrahje morale viktimës, ne shkojmë e shajmë dhe ofendojmë ende më shumë. Asnjëherë nuk na kujtohet si banorë të këtij shteti se, kemi të drejtë të bëjmë padi private ndaj shpifësit, se kemi të drejtë ligjore që të kërkojmë llogari për vërtetësinë e publikimit të tij sidomos, kur në lojë futet nderi i (shqiptares) që ndër shekuj në kullat tona ka qenë dhe është gjë e shenjtë.
Mendjen në kokë, rruga në të cilën jemi nisur ka shumë gjëmba, kurse ne jemi zbathur, nëse nuk i durojmë pak shpimet e therrave, do mbetemi në gjysmë dhe nuk do mundemi as të dalim tutje e as të kthehemi ka jemi nisur…
Bashkim Sulejmani